
Përplasjet mes policisë dhe qytetarëve tek Unaza e Re, 4 efektivë të plagosur
Katër punonjës policie janë plagosur gjatë tubimit të sotëm tek Unaza e Re. Kështu deklaron Policia e Shtetit, e cila bën me dije se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu i ka vizituar në spital.
“Gjatë tubimit të paligjshëm zhvilluar sot në mesditë në aksin kryesor rrugor në zonën e Unazës së Re, një grup protestuesish kanë goditur me sende të forta duke plagosur 4 punonjës policie, 3 nga forcat ‘Shqiponja’ dhe 1 nga FNSH.Efektivët e Policisë po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Në orët e pasdites policët e lënduar i vizitoi në spital Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe drejtues të larte të PSH”, deklaron zyrtarisht Policia.
Po kështu bëhet e ditur se Policia nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet procedurale dhe hetimore për të përballur me drejtësinë, autorët e sulmit mbi forcat e rendit.