Politike 4 Nëntor 2022, 18:20

Përplasjet në PD, Nebil Çika: Berisha nuk e do bashkimin, ndjek interesat personale

Shkruar nga Pamfleti
Përplasjet në PD, Nebil Çika: Berisha nuk e do bashkimin, ndjek

Kryetari i Shoqatës Antikomuniste dhe ish-të Përndjekurve, gazetar në profesion, Nebil Çika ka komentuar zhvillimet në PD. Ai tha se dështimi i negociatave ka ardhur për shkak të Sali Berishës.

Në “Report TV”, ai thotë se ish-kryeministri e kërkon këtë ndarje që të justifikojë humbjen në zgjedhje.

Përpjeka e Berishës nuk ishte bashkimi, por gjetja e një alibie, që në rast dështimi të justifikohej. Sherri në Partinë Demokratike, nisi për shkak të Berishës, u përcaktua “non-grata”, Partia Demokratike nisi si një Parti Demokratike. Ne e dimë që SHBA-të janë aleatë tanë  strategjik. Në këto kushte , PD-ja do mbante orientimin e saj, por Berisha zgjodhi interesat e veta personale dhe familjare”, u shpreh gazetari Nebil Çika.

Politike #Cika Berisha