Politike24 Prill 2022, 10:56

Përplasjet për listën e votuesve, shtyhen zgjedhjet për kreun e degës së Rithemelimit në Bulqizë

Shkruar nga Pamfleti
Përplasjet për listën e votuesve, shtyhen zgjedhjet për

Përplasjet për listën e votuesve, shtyhen zgjedhjet për kreun e degës së Rithemelimit në Bulqizë

Përplasja mes kandidatëve për listën e anëtarësisë ka çuar në anulimin e zgjedhjeve për kreun e ri të degës së Partisë Demokratike në Bulqizë.

Mësohet se dy nga tre kandidatët kanë pretenduar se listat janë fryrë dhe pas ndërhyrjes së Berishës, zgjedhjet janë shtyrë për një ditë tjetër.

Kandidati Fatos Hoxha pretendon se janë shtuar në listë afro 500 anëtarë më shumë. Nga 1700 anëtarë, lista ishte me 2300 anëtarë. Hoxha thotë se janë dy lista dhe se nuk është dakord për nisjen e procesit të votimit. Edhe kandidati tjetër Dëfrim Fiku kërkon që të mos zhvillohet procesi zgjedhor me këtë listë votuesish.

I vetmi kandidat në garë që kërkon që kutitë e votimit të hapen, është Shaqir Manjani.

Tre kandidatët për kreun e PD-së Bulqizë:

Defrim Fiku

Fatos Hoxha

Shaqir Manjani

Kujtojmë se Komisioni i Rithemelimit do të zhvillojë sot zgjedhjet për kryetar në pesë degë të tjera, Krujë, Belsh, Vorë, Maliq dhe Tirana 14. Pas zgjedhjes së krerëve të degëve, Rithemelimi mbledh më 30 prill Kuvendin Kombëtar, nga ku do të nisë procesin për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike.

Politike Bulqizë Listë PD vote zgjedhje