
Kreu i Grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj në Kuvend ka folur për projektin e portit të Durrësit, të cilën e cilësoi një aferë korruptive.
Alibeaj tha se kryeministri Edi Rama përdori të njëjtin fjalim si ai i Inceneratorëve.
“Vjedhje masive e pasurive tuaja. 54 minuta nga koha juaj për 2.1 miliardë për xhepin e tij. E bëri me një fjalim për të ngritur peshë patriotizmin peshë në zemrat e shqiptarëve. I njëjti fjalim si për inceneratorët. Sot pas kaq vitesh të inceneratorëve, ajo që mund të numërohet është sesa ministra deputetë janë prapa hekurave.
Ajo që ndodh sot nuk është gjë tjetër veçse një skenë e parë që do t’i paraprijë numrit të ministrave e deputetë për të shkuar para hekurave. I vetmi që ruhet është ai që mblodhi plaçkën edhe iku. Asnjë firmë nuk ka hedhur.
Të kuptojmë qartë se ç’po ndodh. Pse nuk ka garë. Ky Alabbar i famshëm, pse nuk k garë. A nuk duhej të ishte një sjellje që të mbronte interesin e pasurisë së shqiptarëve.
Ca qenka ky biznesmen. Avokatin e cilit po bën ky. Si na ardhka ky këtu dhe harxhonka 160 mln, apo 80 mln dhe ti i fal 730 mln euro nga pasuria e shqiptarëve. 813 mijë metër katrorë të zemrës së Shqipërisë. 400 mln euro është vetëm vlera e truallit.”, tha Rama.
Alibeaj u shpreh se Alabarit po i falet 818 mijë metër katror ose 400 milion euro.
“Çfarë është ky biznesmen që Rama i bën avokatin e tij. Çfarë është ky që vjen dhe bën sadaka këtu. Ti i fal 730 milion euro. 818 mijë metër katror të Shqipërisë, ja kafshon dhe e fal për sadaka. 400 milion euro është vetëm vlera e truallit. Çfarë është ky Albar i pasur që ka nevojë që ti falësh 180 milion nga taksa e ndërtuesit.” shtoi Alibeaj.