Bota 7 Shkurt 2023, 09:14

Përse shkenca nuk i parashikon tërmetet?

Shkruar nga Pamfleti
Përse shkenca nuk i parashikon tërmetet?

Ju mund të keni hasur në mediat sociale njerëz që pretendojnë se e parashikuan tërmetin e fundit ose që janë të sigurt se një tjetër do të ndodhë shumë shpejt, por në të vërtetë kjo nuk është e mundur.

Vlen të kujtohet se pavarësisht përparimeve të jashtëzakonshme në fushën e sizmologjisë, nuk ka asnjë bazë shkencore për parashikimet e tërmeteve.

Dridhjet pararendëse, lëshimi i një gazi të quajtur radon dhe sjellja e bretkosave janë përdorur nga shkencëtarët për të kërkuar sinjale që tregojnë se një tërmet i madh do të ndodhë, por suksesi ka qenë i ndryshëm.

Doktori Dan Faulkner, lektor në mekanikën e shkëmbinjve në Universitetin e Liverpoolit tregon se disa tërmete nuk kanë shenja paralajmëruese.

“Hulumtimi i detajuar shkencor na ka thënë se çdo tërmet shfaq karakteristika pothuajse unike, të paraprira nga paragoditje ose dridhje të vogla, ndërsa të tjerë ndodhin pa paralajmërim, thjesht nuk ka rregulla për t’u përdorur për të parashikuar tërmetet”, shprehet ai.

Bota #Përse shkenca nuk i parashikon tërmetet?