Aktualitet17 Mars 2022, 18:44

Përshtati 2 ambiente si “shtëpi bari”, arrestohet i riu në Durrës; nën hetim një polic

Shkruar nga Pamfleti
Përshtati 2 ambiente si “shtëpi bari”, arrestohet i riu

Përshtati 2 ambiente si “shtëpi bari”, arrestohet i riu në Durrës; nën hetim një polic

Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi kishte përshtatur dy ambiente për kultivimin e kanabisit më anë të llambave. Policia ushtroi kontroll në fshatin Hardhishtë, në njësinë Gjepalaj në Shijak dhe zbuloi në një vilë dhe në një ambient (stallë), lëndë narkotike si dhe fara kanabisi.  Në pranga është vënë 32 vjeçari, Eraldo Kokomani me banim në Shijak, i cili ishte pronar i këtyre ambienteve.

Bëhet me dije se janë sekuestruar 186 gramë lëndë narkotike cannabis sativa dhe 360 fara cannabis sativa; dy armë zjarri tip pushkë dhe 140 fishekë luftarak; dy aspiratorë, 15 llamba, 15 llamba me reflektor, 13 droslera, 10 reflektorë dhe dy automjete. Po ashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, shtetasi A. S., me detyrë Ndihmës Specialist i Policisë së Zonës.

Materialet kalojnë për hetime të mëtejshme në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

 

 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Led”, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Operacioni u zhvillua nga Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Durrës në bashkëpunim të ngushtë me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Zbulohen dy ambiente që dyshohet se shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, me llamba.

Vihet në pranga 32-vjeçari që kishte në përdorim banesën e përshtatur për kultivim të kanabisit me llamba.

Procedohet penalisht një punonjës policie, me detyrë Ndihmës Specialist i Policisë së Zonës (SPZ), për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Në kuadër të procedimit penal të regjistruar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, në muajin shkurt, nga ana e Drejtorisë Rajonale të AMP Durrës, bazuar në informacionet e grumbulluara gjatë hetimit me metoda proaktive, në bashkëpunim me DVP Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë së  Rrethit Gjyqësor Durrës, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar  “Led”.

Gjatë këtij operacioni, në fshatin Hardhishtë të Njësisë Administrative Gjepalaj, Shijak, u ushtrua kontroll në disa banesa të dyshuara, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për kontrollin e disa banesave.

Si rezultat i kontrollit të banesave dhe informacioneve të marra në rrugë operative, u bë e mundur që në një vilë dhe në një ambient (stallë), të gjenden dhe të sekuestrohen në cilësinë e provës materiale:

186 gramë lëndë narkotike cannabis sativa dhe 360 fara cannabis sativa;

dy armë zjarri tip pushkë dhe 140 fishekë luftarak;

dy aspiratorë, 15 llamba, 15 llamba me reflektor, 13 droslera, 10 reflektorë dhe dy automjete.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. K., 32 vjeç, me banim ne Shijak, i cili posedonte këto ambiente.

Gjithashtu, nga Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Durrës, u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, shtetasi A. S., me detyrë Ndihmës Specialist i Policisë së Zonës.

Materialet kalojnë për hetime të mëtejshme në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Aktualitet #shtepi bari Arrestim Durrës polic procedim penal