alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Përtej migrimit: Si po përballen vendet me popullsinë në plakje

06/12/2021, 10:18
ne Sociale
A A
Përtej migrimit: Si po përballen vendet me popullsinë në plakje

Përtej migrimit: Si po përballen vendet me popullsinë në plakje

Një nga zgjidhjet e propozuara janë kufijtë dukshëm më të hapur. Shumë ekspertëargumentojnë se shtetet në plakje, duhet të pranojnë më shumë emigrantë sesa aktualisht, në të kundërt do të përballen me pasoja të tmerrshme. Megjithatë, ajo që priren të shpërfillin diskutime të tilla është se ndonjëherë shtetet do të zgjedhin edhe pasojat.

Shkruan Jennifer Sciubba


-Lexo edhe:

Pandemia/ Tre qarqet me rritjen më të lartë të fataliteteve, vetëm Kukësi me ulje

VOA: Pasiguria për vendin e punës nxit emigracionin në Shqipëri

Në vitin 1950, mosha mesatare e atyre e banorëve në rajonet sot më të zhvilluara të botës ishte 29 vjeç. Shumica e tyre po përjetonin bumin e lindshmërisë së madhe të pasluftës, përfshirë Japoninë, e cila pushtoi kopertinën e revistës “Newsweek” për shkak të shqetësimeve mbi urinë masive përballë rritjes shumë të madhe të popullsisë.

Por një rritje e tillë demografike ishte jetëshkurtër. Vitin e kaluar, mosha mesatare e popullsisë në këto rajone ishte 42 vjeç, dhe nga mesi i dekadës së ardhshme, do të jetë 45-vjeç.

Dhe kjo trajektore e qëndrueshme në rritje do të thotë se pas çdo viti që kalon, shtetet e zhvilluara e gjejnë veten në një territor të pa eksploruar, duke u përpjekur që të krijojnë një “menu” me opsione të qëndrueshme politikash për të parandaluar si plakjen e popullsisë po ashtu edhe efektet që ajo ka në ekonomi.

Një nga zgjidhjet e propozuara janë kufijtë dukshëm më të hapur. Shumë ekspertëargumentojnë se shtetet në plakje, duhet të pranojnë më shumë emigrantë sesa aktualisht, në të kundërt do të përballen me pasoja të tmerrshme. Megjithatë, ajo që priren të shpërfillin diskutime të tilla është se ndonjëherë shtetet do të zgjedhin edhe pasojat.

Një arsye pse shtetet dhe shoqëritë mund të hezitojnë të shtojnë emigracionin – apo ta kundërshtojnë atë në mënyrë aktive- është se shpesh migrimi përshpejton ndryshimet në përbërjen etnike të popullatës.

Ndërsa 76 për qind e të lindurve në SHBA, identifikohen si të bardhë të një race të vetme, vetëm 45 për qind e emigrantëve në vitin 2019 e kanë bërë këtë. Dhe siç e pamë me votuesit kundër emigrantëve që votuan pro Brexit në Britani,ndryshimet e perceptuara në përbërjen etnike ndikojnë në sjelljen politike.

Me një popullsi totale në tkurrje, dhe me moshën mesatare më të vjetër në botë -48 vjeç – japonezët janë të bindur deri më sot se pasojat sociale të imigrimit janë më të mëdha se pasojat ekonomike të plakjes së popullsisë.

Përjashtim bën migrimi i punonjësve të kujdesit, pasi llojet e kujdesit për të moshuarit janë të dukshme për familjet japoneze. Emigrantët përbëjnë rreth 2 për qind të popullsisë së Japonisë, ndërsa ka pengesa të rëndësishme institucionale që emigrantët të vendosen përgjithmonë me banim atje.

Disa shtete janë shumë të rezervuara në lidhje me pasojat etnike të emigrimit, por shohin se përfitimet ekonomike janë më të mëdha se sa pasojat sociale. Koreja e Jugut, që vitet e fundit ka mbajtur rekordin botëror për shkallën më të ulët të lindshmërisë, është përpjekur të joshërikthimin e koreanëve etnikë që jetojnë jashtë vendit, ashtu siç po bën edhe Rusia.

Por politikë–bërësit koreano–jugorë janë bërë më të hapur përtej emigrantëve koreanë, si një nga disa politikat që synojnë t’i kundërvihen plakjes së popullsisë. Shembuj të tillë si migrimi i punonjësve të kujdesit për të moshuarit,forcojnë nevojën për të analizuar ndikimin e plakjes në sektorë të veçantë.

Në Shtetet e Bashkuara, punëtorët e ndërtimit po plaken; 40 për qind e këtyre punëtorëve janë nga mosha 45-64 vjeç, dhe 65 për qind e operatorëve të pajisjeve të rënda janë mbi 40 vjeç. Dhe me përfitimet e produktivitetit nga procesi i automatizimit, do të vijë shumë shpejt një ditë kur punëtorët e moshuar në sektorin e ndërtimit, do të duhet të dalin në pension.

Atëherë, kush do të përdorë mjetet për planet ambicioze në infrastrukturë të administratës Bajden?Ne kemi nevojë për një panoramë të gjerë të asaj se si mund të duket “migrimi” në tëardhmen, një tablo që përfshin rregullimet ligjore të përkohshme. Por mosmarrëveshjet e forta ndërpartiake e kanë ngrirë prej dekadash reformën e migracionit në SHBA.

Një çështje tjetër që lidhet me emigracionin është mosha dhe plakja e vetë emigrantëve.

Pak fëmijë migrojnë, dhe normat e lindshmërisë për emigrantët përputhen shpejt me atë të popullsisë vendase. Emigrantët që qëndrojnë atje plaken me kalimin e kohës.

Në vitin 2019, viti ynë i fundit mbi të dhënat para Covid-19, mbi 3/4 e emigrantëve në Shtetet e Bashkuara ishin në moshën kryesore të punës,18 deri në 64 vjeç. Ky është një element pozitiv, por nga ana tjetër do të thotë se emigracioni nuk do t’i kundërvihet direkt plakjes sëpopullsisë në Amerikë.

Me më pak punëtorë në dispozicion nga viti në vit, migrimi duket si një zgjidhje e natyrshme për një fuqi punëtore në tkurrje, por nuk është ilaçi çudibërës. Në fakt, nuk ka një të tillë,dhe vetëm për shkak se një vend po plaket, nuk do të thotë se rritja e emigracionit është një zgjidhje. / “National Interest” – Bota.al

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Pandemia/ Tre qarqet me rritjen më të lartë të fataliteteve, vetëm Kukësi me ulje
Covid-19

Pandemia/ Tre qarqet me rritjen më të lartë të fataliteteve, vetëm Kukësi me ulje

16/05/2022, 7:59
VOA: Pasiguria për vendin e punës nxit emigracionin në Shqipëri
Sociale

VOA: Pasiguria për vendin e punës nxit emigracionin në Shqipëri

15/05/2022, 7:51
Kush janë 2 qytetet me rënien më të madhe të lindshmërisë, vetëm Tirana me rritje
Sociale

Kush janë 2 qytetet me rënien më të madhe të lindshmërisë, vetëm Tirana me rritje

13/05/2022, 7:36
Sfidat e të rinjve të diplomuar në Shqipëri në tregun e punës
Sociale

Sfidat e të rinjve të diplomuar në Shqipëri në tregun e punës

08/05/2022, 7:55
Dëmtimi i kujtesës si pasojë e demencës digjitale – sëmundja e re e kohës sonë; zakonet që ndikojnë negativisht
Kuriozitete

Dëmtimi i kujtesës si pasojë e demencës digjitale – sëmundja e re e kohës sonë; zakonet që ndikojnë negativisht

07/05/2022, 7:23
Shqipëria ndër 10 vendet më të refuzuara në botë për azil në BE, e para në raport me popullsinë
Sociale

Shqipëria ndër 10 vendet më të refuzuara në botë për azil në BE, e para në raport me popullsinë

05/05/2022, 7:19
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
Moti i keq në Elbasan, inertet bllokojnë akset rrugore, disa fshatra pa energji elektrike

Moti i keq në Elbasan, inertet bllokojnë akset rrugore, disa fshatra pa energji elektrike

Viti 2022 po ‘troket’, ja si do ndryshojnë situatat e dashurisë për çdo shenjë të Horoskopit

Lajmi i Dites

A e ka hapur Nuredin Dumani dosjen e lidhjes së politikës me krimin?

A e ka hapur Nuredin Dumani dosjen e lidhjes së politikës me krimin?

20/05/2022, 19:17

Lajmet e fundit

Kosova pjesë e KiE? Austria mirëpret kërkesën për anëtarësim: Duhet një pozicion i ri gjeostrategjik në Europë

Kosova pjesë e KiE? Austria mirëpret kërkesën për anëtarësim: Duhet një pozicion i ri gjeostrategjik në Europë

21/05/2022, 8:17
Kriza energjitike, Kosova tërhiqet nga vendimi për rritjen e çmimit të elektricitetit

Kriza energjitike, Kosova tërhiqet nga vendimi për rritjen e çmimit të elektricitetit

21/05/2022, 8:07
U akuzua për ngacmim seksual, Elon Musk sfidon mikeshën e stjuardesës që pretendon se e panë ‘të ekspozuar’

U akuzua për ngacmim seksual, Elon Musk sfidon mikeshën e stjuardesës që pretendon se e panë ‘të ekspozuar’

21/05/2022, 7:59
Ushtria ruse pretendoi se ishin dorëzuar, Zelensky: Djemtë në uzinën Azovstal, morën sinjal nga komanda ushtarake!

Ushtria ruse pretendoi se ishin dorëzuar, Zelensky: Djemtë në uzinën Azovstal, morën sinjal nga komanda ushtarake!

21/05/2022, 7:46
Kongresisti amerikan takim me Kurtin: Serbia të pranojë krimet e luftës dhe të njohë Kosovën!

Kongresisti amerikan takim me Kurtin: Serbia të pranojë krimet e luftës dhe të njohë Kosovën!

21/05/2022, 7:38
Raporti i OKB-së: Katër treguesit kryesorë të ndryshimeve klimatike që vendosën rekord në vitin 2021

Raporti i OKB-së: Katër treguesit kryesorë të ndryshimeve klimatike që vendosën rekord në vitin 2021

21/05/2022, 7:29
Currently Playing

GOLAPIOL spot 2022

GOLAPIOL spot 2022

00:00:51

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

  • Këto orë po flitet shumë për pjesën e dytë të dosjes së SPAK, e cila ka të bëjë me rrëfimin e “pentitos” mbi lidhjet ndërmjet krimit dhe politikës së lartë.
Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #nuredindumani #spak #edirama #politik
  • Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike nuk do të mblidhet pasditen e së premtes në selinë blu, ashtu siç ishte planifikuar. Mësohet se, Alibeaj ka anuluar mbledhjen e grupit të PD-së
Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory

#pamfleti #pd #ps #presidenti #taulantballa #enkelejdalibeaj
  • Më 5 maj 2021, Bezati e babëzitur e Apelit të Vlorës, është çuar përsëri në proces “Veting”-u, me vendim të OMN- SHBA, sepse ka prova të shumta kriminale me dosjet e saj gjyqësore, për lirim zyrtarësh të korruptuar, lirim trafikantësh, kontrabandistësh, përdhunuesish, grabitësish me dhunë, vrasësish dhe ligjërim tokash të grabitura në bregdet, pasqyrë e të cilave është pasuria e saj prej pasanikeje

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory

#pamfleti #gjyqtarja #nona #korrupsion #kriminal #damiangjiknuri #hotel #jale #shqiperia #kosova #lajmeshqip

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In