Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përkujtuar sot 16-vjetorin e ndarjes nga jeta të presidentit Ibrahim Rugova.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Basha ka vlerësuar figurën e liderit historik të Kosovës, duke e konsideruar atë si “frymëzim për çdo shqiptar që e ka të shenjtë interesin kombëtar”.
“Përulje me mirënjohje kombëtare, shqiptarit që udhëhoqi lëvizjen më të madhe paqësore të Europës moderne.
Ne përulemi me mirënjohje të thellë kombëtare në këtë përvjetor të ndarjes nga jeta, para emrit dhe veprës së përjetshme të Ibrahim Rugovës, simbolit të përpjekjeve të Kosovës për pavarësi dhe shqiptarit që udhëhoqi lëvizjen më të madhe paqësore të Europës moderne.
Arkitekti i pavarësisë së Kosovës mbetet frymëzim për çdo shqiptar që e ka të shenjtë interesin kombëtar. Trashëgimia e tij politike dhe intelektuale, shndrin si arritja më e madhe e një lëvizjeje politike paqësore, e mishëruar sot në shtetin e pavarur të Kosovës 🇽🇰”– shkruan Basha.