Bota 1 Shkurt 2023, 16:17

Përvetësimi i dokumenteve të klasifikuara, FBI mësyn në banesën e presidentit Biden

Shkruar nga Pamfleti
Përvetësimi i dokumenteve të klasifikuara, FBI mësyn në

Agjentët e FBI kanë mësyrë në banesën e presidentit Joe Biden, në kuadër të një hetimi mbi përvetësimin e dokumenteve të klasifikuara. Më herët presidentit ju gjetën një sërë dokumentesh sekrete që ai i kishte marrë kur ishte zv/president dhe ka nisur një hetim i gjerë.

Për këtë arsye, agjentët sot kanë shkuar në banesën e tij në “Delaware”, ku po kryejnë kontrolle.

Në një deklaratë, avokati i Biden tha se kontrolli po kryhet  me mbështetjen e plotë të presidentit.

Bob Bauer, tha se kontrolli u krye “pa njoftim paraprak publik”, pasi vetë presidenti e kishte aprovuar.

Ky kontroll është lëvizja më e fundit e FBI, pas zbulimit të dokumenteve të klasifikuara në Qendrën “Penn Biden” në Uashington DC.

Bota Biden dokumente te klasifikuara FBI kontrolle ne banese