Anti-Mafia 6 Maj 2018, 19:37

Peshku i Madh? Donald Lu përballë “Ramës, Bashës e Kryemadhit”, konfirmon lajmin e “Pamfletit”: Na doli mjek

Shkruar nga Pamfleti

Peshku i Madh? Donald Lu përballë "Ramës, Bashës e Kryemadhit", konfirmon lajmin e “Pamfletit”: Na doli mjekra duke pritur! Nuk iki pa vënë drejtësi

Ambasadori Amerikan në Tiranë, Donald Lu ishte i ftuar special mbrëmjen e sotme në “Portokalli”

Mesazhi i parë i përcjellë prej tij si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ishte shqip, e po aq “shqip e troç” ka folur përgjatë gjithë detyrës së ushtruar në Shqipëri.

Mes batutave edhe të aktorëve të “Portokallisë”, Donald Lu e tha sërish troç.

“Nuk iki pa vënë drejtësi në tregun e madh të shoqërisë shqiptare”, ka thënë Donald Lu, duke konfirmuar lajmin e mirë të dhënë një ditë më parë nga “Pamfleti” se do qëndrojë dhe një vit në Shqipëri. Duke zgjatur në këtë mënyrë mandatin deri në vitin e ardhshëm.

 Ai iu drejtua aktorëve, që ishin në rolin e liderëve politik në vend, duke u thënë: “Gjithmonë shisni gjërat e gabuara për njerëzit”.

Ndërkohë, publiku thërriste: “Peshkun e Madh”.

“Na doli mjekra duke pritur, o burrë!”, iu drejtua Ambasadori Lu “Edi Ramës”./Pamfleti.com

codramol
smile

Anti-Mafia “Peshku i Madh” Bashës e Kryemadhit" Donald Lu përballë "Ramës konfirmon lajmin e “Pamfletit” Na doli mjekra duke pritur! Nuk iki pa vënë drejtësi