Anti-Mafia16 Mars 2018, 15:19

“Peshqit e mëdhenj”, Arta Marku arreston kryebashkiakun e Lezhës Fran Frrokajn. Në radhë  Vangjush Dako e Qazim Sejdini

Shkruar nga Pamfleti
“Peshqit e mëdhenj”, Arta Marku arreston kryebashkiakun e

Arta Marku nis kapjen e “peshqve të mëdhenj”. Ditën e sotme është arrestuar kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj për shpërdorim detyre.

Ai është përfaqësues i PD, por me sa duket Kryeprokurorja e re ka vendosur të mos shohë asnjë ngjyrë politike. Pasi “shok” qelie i ka dërguar dhe kryetarin socialist të qarkut Lezhë, Gjokë Ndokën, i cili më parë ka pasur dhe postin e kreut të këshillit bashkiak të Lezhës. Pasi arrestimet e sotme kanë përfshirë zyrtarë nga të dyja partitë, PS dhe PD.

Dhe Gjokë Ndoka është xhaxhai e ish deputetit socialist Arben Ndoka. Njëherësh kreu i këshillit të qarkut Ndoka është edhe Presidenti i ekipit të futbollit Besëlidhja.

Frrokaj dhe të arrestuarit e tjerë akuzohen për tjetërsim të pronave në zonën e quajtur “Rana e Hedhun”, ndërsa dosja në ngarkim të tij është hetuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Në pranga ka rënë edhe nënkryetari i Bashkisë, Enver Hafizi, dy zyrtarë bashkiakë, ish-kreu i Hipotekës dhe dy juristë, ndërsa prokuroria ka lëshuar 23 urdhërarreste. 6 janë vënë pranga, ndërkohë që janë në kërkim 15 të tjerë. Arrestime që janë paralajmëruar jo vetëm nga ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, sidomos për qarkun e Lezhës, por dhe nga Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme Arta Marku.

Por me sa duket Fran Frrokaj, kryebashkiaku demokrat i Lezhës nuk do të jetë i fundit në listën e kryebashkiakëve dhe zyrtarëve në radhë për t’u arrestuar hap pas hapi. Për shkak se kanë abuzuar aq shumë sa nuk ka parti që i shpëton.

Kështu në radhë për tu arrestuar është kryebashkiaku socialist i Durrësit Vangjush Dako, kryebashkiaku po socialist i Elbasanit Qazim Sejdini dhe kryebashkiaku demokrat i Pogradecit Eduart Kapri.

Në “radarir” e prokurorisë për t’u arrestuar janë dhe një sërë drejtuesish të tjerë vendorë dhe zyrtarë e ish zyrtarë të tjerë të lartë. Me sa duket sezoni i gjuetisë së “peshqve të mëdhenj” ka filluar. Burgu i Reçit në Shkodër me financim të BE ka kohë që është gati./Pamfleti.com

Anti-Mafia “Peshqit e mëdhenj” Arta Marku arreston kryebashkiakun e Lezhës Fran Frrokajn Eduart Kapri Në radhë  Vangjush Dako Qazim Sejdini