Kristian Eriksen është kthyer në fushë dhe tashmë po stërvitet. Lajmi është dhënë dhe konfirmuar nga portali i famshëm danez “BT.dk”, i cili ka mundur të intervistojë dhe drejtorin sportiv të Odense Boldklub, Majkëll Hemingsen që ka zbuluar detajet e stërvitjes së parë të yllit danez.
Mesfushori i Interit zbriti për herë të parë në fushë, që pas arrestit kardiak me Danimarkën në ndeshjen e “EURO 2020”, që për fat të mirë arriti ta kalonte pa pasoja për jetën.
Eriksen u stërvit në qendrën e Adalen, në një fushë të fshehur që disponon klubi danez dhe kreu stërvitjen e parë kardio-vaskulare (aerobik) së bashku me një trajner personal, e më pas u stërvitja u mbyll me disa goditje drejt portës. Drejtori sportiv, Hemingsen konfirmoi stërvitjen e mesfushorit të Interit.
“Ne jemi vërtet të lumtur që Eriksen është duke u stërvitur tani në fushat tona. Ne kemi qenë në kontakt me Kristian prej shumë vitesh, pasi ai është rritur këtu dhe jemi të lumtur që pyeti nëse mund të stërvitej për t’u rikthyer në formë këtu në Adalen”, u shpreh Hemingsen.