Politike 8 Dhjetor 2022, 00:18

Pësoi çarje në mollzën e djathtë, hundë dhe hematoma në pjesën e poshtme të syrit; Lela zbulon gjendjen e Berishës pas goditjes në protestë

Shkruar nga Pamfleti
Pësoi çarje në mollzën e djathtë, hundë dhe

Foto Ilustruese

Drejtori i Zyrës së Shtypit dhe i Komunikimit pranë Rithemelimit, Alfred Lela ka zbardhur detaje sa i përket gjendjes shëndetësore të Sali Berishës, pas goditjes që mori gjatë protestës të së martës.

Megjithëse pësoi çarje në mollzën e djathtë dhe hundë, si dhe hematoma në pjesën e poshtme të syrit, Lela bëri me dije se Berisha është mirë fizikisht. Në një prononcim për “Open”, ai u shpreh se ish-kryeministri ka zgjedhur që ditën e sotme të qëndrojë dhe të qetësohet në shtëpi. Sidoqoftë, refuzoi të japë më shumë detaje, për faktin nëse Berisha i ishte nënshtruar ndonjë vizite mjekësore, duke thënë se nuk donte të ndalej më gjatë në këtë çështje.

“Gjendja e doktor Berishës është shumë e mirë, duke parë edhe sa i shpejtë në kohë ishte reagimi i tij. U ngrit foli dy herë dhe më pas konferencë shtypi në seli. Sot është duke pushuar në shtëpi dhe është shumë mirë”, tha ai.

I ndalur tek incidenti, Lela tha se: “Ishte anormale, brutale, tronditëse. Po goditej lideri i opozitës që po shkonte në krye të protestës paqësore në ditën kur ishte edhe Samiti i BE. Po goditej shefi i një opozite që të gjithë jemi dëshmitarë është skajuar në ring nga pushteti që i kontrollon të gjitha dhe që po bën çmos që ta nxjerrë jashtë. Po goditej kreu i një pjesë të popullit shqiptar që përballet me arrogancën e mazhorancës. Protesta ndalohen në Korenë e Veriut dhe në Rusi.”

Politike alfred lela dhuna ndaj Berishës