Kosova22 Qershor 2022, 09:33

Peticion me 16 mijë nënshkrime për Macron nga Austria, kërkojnë liberalizim për Kosovën

Shkruar nga Pamfleti
Peticion me 16 mijë nënshkrime për Macron nga Austria,

Kati Schneeberge, këshilltare lokale e Bashkimit Evropian në Vjenë i ka shkruar letër presidentit të Francës, Emmanuel Macron që t’i liberalizojë vizat për Kosovën, duke ia treguar edhe një peticion me 16 mijë nënshkrime që e kërkojnë një gjë të tillë.

Schneeberge ka treguar në letër se tri javë më parë ka qenë në Kosovë ku ka pasur përshtypje të mira – duke thënë se nuk është e drejtë që një popull brenda Evropës të jetë i izoluar.

“Njerëzit nuk mund të lëvizin lirshëm, nuk mund të shkojnë në festa familjare dhe bizneset përballen me vështirësi”, ka thënë ndër tjerash ajo.

Në letër tregohet se vizat kanë edhe shpenzime dhe kjo ia vështirëson jetën popullit të Kosovës.

Letra e saj vjen një ditë para se Këshilli Evropian potencialisht mund të diskutojë rreth vizave për Kosovën.

Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që përballet me regjim vizash, përkundër premtimeve të vazhdueshme të Bashkimit Evropian që ato do të liberalizohen.

Prishtine