Bota24 Qershor 2022, 20:29

Petkov thirrje kryeministrit maqedonas: Prano propozimin francez

Shkruar nga Pamfleti
Petkov thirrje kryeministrit maqedonas: Prano propozimin francez

Kryeministri në largim i Bullgarisë, Kirill Petkov reagoi në lidhje me votimin për heqjen e vetos për Maqedoninë e Veriut nga Parlamenti bullgar, ku me anë të një postim në twitter ai e quajti moment historik.

Sot, Parlamenti bullgar mori një vendim historik që i jep dritën jeshile propozimit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE“, shkroi Kirill Petkov.

Ndërsa ka shpjeguar se ishte i vetëdijshëm se heqja e vetos do të sillte rrëzimin e qeverise ai u shpreh se është në të mirë të vendit. Madje nuk ka ngurruar ti bëjë thirrje kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, për ta pranuar marrëveshjen, që do ti hapte dyert për anëtarësimin në BE.

Ai u shpreh se po të ishte në vendin e Kryeministrit Maqedonas nuk do të mendohej dy herë për të pranuar marrëveshjen e për të hyrë në historinë e vendit si personi që hapi dyert e vendit drejt BE.

Në fund të ditës e di së është shumë e vështirë politikisht. E di se rreziku për rrëzimin e Qeverisë është i madh. Si politikan duhet të marrësh vendim, cili është roli im? A është roli im stabilitet? Ose roli im është që të udhëheq kombin dhe të bëj një hap para. Mendoj se ky është vendimi, ndërsa Dimitar Kovaçevski duhet ta bëj këtë tani. Po të jem në vendin e tij nuk do të kisha menduar dy herë. Nëse hynë në histori me hapjen e dyerve të vendit për BE-në, mendoj se ky është rezultati më i mirë për një kryeministër”, tha Petkov.

Kujtojmë se, Kuvendi në Bullgari votoi sot me 170 vota pro propozimin e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron për të arritur në një zgjidhje të ngërçit me veton ndaj Maqedonisë së Veriut. Sipas propozimit francez, Maqedonia e Veriut duhet të pranojë në Kushtetutë se bullgarët janë një nga etnitë konstituive të vendit. Ndërkohë që Maqedonia e Veriut tha të premten se tre tema kryesore kishin nevojë për sqarime përpara se të binte dakord për marrëveshjen.

Bota #Kovacevskit Petkov Thirrje