Politike 1 Dhjetor 2022, 10:05

Petro Koçi: Ilir Meta personazh korrupsioni, nuk ndihmon opozitën, por i thellon më tepër krizën

Shkruar nga Pamfleti
Petro Koçi: Ilir Meta personazh korrupsioni, nuk ndihmon opozitën,

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi thotë se kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është personazh i korrupsionit. Teksa po fliste për koalicionin Meta – Berisha, Koçi tha në emisionin “Zona Zero” se kreu i PL-së nuk e ndihmon opozitën, por ia thellon më tepër krizën.

“Çifti Berisha-Meta ishte një ftesë për kthim mbrapa, se nuk është alternative për ndryshim, është një ftesë për tu kthyer mbrapa.

Jemi në këtë fazë që opozita është në krizë dhe ky lloj lidershipi e thellon krizën e brendshme.

Kështu që kriza e krizës nuk zgjidhet. Përkundrazi kjo e thellon fakti që Berisha është “non grata” dhe rrezikon edhe partia të bëhet “non grata”.

Aq më tepër e thellon koalicioni me një personazh të korrupsionit siç është Ilir Meta”, u shpreh ai.

I pyetur se përse PS e zgjodhi Metën president kur është personazh i korrupsionit, deputeti deklaroi se ishin “të detyruar” në mënyrë që presidentin të mos e zgjidhte Sali Berisha.

Politike Ilir Meta Petro Koçi