Politike 1 Mars 2022, 11:19

Pika e përbashkët doganore me Greqinë dhe marrëveshja për ekstradimet me Spanjën, Meta dekreton dy ligjet

Shkruar nga Pamfleti
Pika e përbashkët doganore me Greqinë dhe marrëveshja

Pika e përbashkët doganore me Greqinë dhe marrëveshja për ekstradimet me Spanjën, Meta dekreton dy ligjet

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar me shpallje dy ligje të kaluara nga maxhoranca.

Ligji i parë bën fjalë për stacionin e përbashkët policor mes Shqipërisë dhe Greqisë në pikën kufitare mes dy vendeve. Sipas presidencës kjo marrëveshje shkon në funksion të ndërmarrjes së masave të përbashkëta kundër kërcënimeve, nga ana e dy autoriteteve.

Ndërsa ligji i dytë ka të bëjë me marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Spanjës që synon plotësimin e kuadrit juridik në fushën e bashkëpunimit të ndërsjellë në fushën penale dhe lehtësimin e procedurave të ekstradimit të shtetasve ndërmjet dy vendeve.

Njoftim i Institucionit të Presidentit të Republikës

Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Ilir Meta, ka dekretuar me shpallje, këto ligje:

– Ligjin nr. 12/2022 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Greqisë për ngritjen dhe funksionimin e një qendre të përbashkët policore dhe doganore” Kjo marrëveshje shkon në funksion të ndërmarrjes së masave të përbashkëta kundër kërcënimeve ndërkufitare nga ana e të dy autoriteteve, me qëllim forcimin e luftës kundër krimit ndërkufitar, krimit të organizuar dhe lidhjeve të tij, migracionit të paligjshëm, trafikimit të drogave, ekstremizmit të dhunshëm, radikalizmit, si dhe krimeve të rënda.

 – Ligjin nr. 17/2022 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Spanjës, si shtesë e Konventës Evropiane për Ekstradimin të vitit 1957”. Kjo marrëveshje synon plotësimin e kuadrit juridik në fushën e bashkëpunimit të ndërsjelltë në fushën penale dhe lehtësimin e procedurave të ekstradimit të shtetasve, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Spanjës.

Gjithashtu, është për t`u vlerësuar forcimi i lidhjeve mes dy sistemeve të drejtësisë dhe përmirësimi i institutit të ekstradimit lidhur me dorëzimin reciprok të kriminelëve tek autoritetet respektive të të dy vendeve.

Politike doganë ekstradim Greqi Ilir Meta ligj Spanjë