Mediat e Kosovës, bëjnë me dije se ky virus prek fëmijët e vegjël që nga mosha 1 vjeç deri në 5 vjeç dhe kryesisht ndodh gjatë periudhës së vjeshtës dhe dimrit. Në klinikën e Pediatrisë në Kosovë janë paraqitur 15 fëmijë pasi janë infektuar me virusin Coxsackie.
Drejtoresha e Pediatrisë, Violeta Grajçevci e pyetur nga ‘Top Channel’, ka deklaruar se simptomat e virusit si pikat e kuqe në duar, këmbë e gojë, kanë shkaktuar panik tek prindërit, por situata është stabile. Si masë parandaluese ndaj këtij virusi, Grajçevci thotë se prindërit duhet të tregojnë kujdes të shtuar të higjienës së fëmijëve.