Politike20 Shtator 2018, 08:54

‘Pikon çatia’ e LSI-së, kush janë dy ‘tradhtarët’ e Monikës që do shkojnë sot në Kuvend (Emrat)

Shkruar nga Pamfleti
‘Pikon çatia’ e LSI-së, kush janë dy

'Pikon çatia' e LSI-së, kush janë dy 'tradhtarët' e Monikës që do shkojnë sot në Kuvend (Emrat)

Dy deputetë të LSI do të ‘tradhtojnë’ sot opozitën, duke mos u bashkuar me takimin e saj në Vlorë. Bëhet fjalë për dy deputetët Lefter Koka dhe Vagjel Tavo, të cilët do të jenë në sallën e Kuvendit për të ndjekur seancën pleanre, teksa opozita do të vijojë edhe këtë të enjte bojkotin.

Grupet parlamentare të PD-LSI do të mblidhen sot në Vlorë, pas takimeve në Shkodër, Elbasan dhe Durrës, në kuadër të krimit. Mësohet se deputetët Koka dhe Tavo do të jenë në parlament vetëm për procedurë, pasi janë në limitet e afatit 6-mujor të mos prezencës dhe prania e tyre në Kuvend është për të shmangur djegien e mandateve.

Parlamenti pritet të miratojë sot amendimet në ligjin që i hap rrugë prishjes së Teatrit Kombëtar, një ligj i kundërshtuar me forcë nga opozita.

Të martën maxhoranca në Komisionin parlamentar të veprimtarisë prodhuese, pranoi dekretin e Presidentit të Republikës duke i bërë disa ndryshime ligjit për Teatrin. Sipas amendimeve, hapet gara për realizimin e projektit si dhe zhvillimin e zonës përreth, në qendër të kryeqytetit.

Politike Kuvendi Lefter Koka Vangjel Tavo