Sport23 Qershor 2018, 18:22

“Pip-pip”, Guerrilsat nisin transfertën sllovene me një provokim ndaj ekipit të Tiranës

Shkruar nga Pamfleti
“Pip-pip”, Guerrilsat nisin transfertën sllovene me një

Tifo-grupi i Partizanit, “Ultras Guerrils”, po e presin me padurim transfertën e Sllovenisë. Ekipi i kuq do të luajë në turin e parë të Europa Leagues kundër Mariborit. Tifozët e kuq e dinë se shanset që ekipi i tyre të kalojë janë të pakta, por pavarësisht kësaj ata duan të udhëtojnë drejt Sllovenisë dhe të përkrahin ekipin e tyre në stadium.

Ata konfirmuan pjesëmarrjen e tyre dhe udhëtimin drejt Sllovenisë me një postim në “Facebook”. “Partizani- Maribor, Bëhuni gati të gjithë për ndeshjen e parë europiane e cila do të luhet më datë 12 korrik! Organizimi ka filluar që tani, qëndroni të gatshëm për mobilizim masiv.

Së bashku të bëjmë te mundur zhvendosjen e gjithë qytetit nga ekranet e mëdha apo sallat e basteve për në stadium duke krijuar atmosfere festive dhe njëkohësisht të frikshme për kundërshtarin! Sepse më datë 12 nuk ka botëror, në atë datë luan kryeqyteti! Ju ftojmë të gjithëve, ftoni ke mundeni! Forca Partizan!”, – shkruajnë “Guerrilsat” duke thumbuar kundërshtarët e Tiranës. 

Sport Guerrils Partizani Tirana