Aktualitet11 Gusht 2022, 22:42

“Piramida e Saliut po shkërmoqet”, Frrok Çupi: Foltorja do shpallet armatë terroriste nëse provokon trazira në shtator

Shkruar nga Pamfleti
“Piramida e Saliut po shkërmoqet”, Frrok Çupi: Foltorja

Nëse ai do ndërtojë një grupim politik, të jeni të sigurt që do konsiderohet si armatë terroriste dhe e papranueshme për Fuqitë e Mëdha…

Gazetari dhe analisti Frrok Çupi ka paralajmëruar zhvillime të forta në vjeshtë. Duke folur në një studio televizive, ai deklaroi se në shtator do përcaktohet fati politik i Metës dhe i Berishës.

Duke u ndalur te kërcënimet që vijnë nga foltorja dhe nga Partia e Lirisë se do rrëzojnë qeverinë, Çupi tha se grupimi që është rreshtuar në krah të Berishës mund të shpallet organizatë terroriste.

Në vjeshtë do zgjidhet roli i ish-kryeministrit Berisha, do zgjidhet roli i ish-presidentit Meta. Do zgjidhet roli Partisë Demokratike me Partinë tjetër Demokratike, se sot ne kemi dy PD, në mos tre. E para nuk ka një parti legale dhe mund të mos jepet fare vendim nga gjykata, biles gjykata ka mundësi të mos ngatërrohet fare me punët e politikës dhe me statusin e sotëm Berisha nuk ka parti. Nëse do të hyjë në fushë me një grupim të paligjshëm, grupimet e paligjshme në trazira publike dënohen me ligj. Ky është hapi minimal, hapi i parë. Hap tjetër është se duke mos pasur parti legale, militantë nuk do qëndrojnë më rreth Berishës”, tha ai.

Frrok Çupi deklaroi se Berisha sot ka pas vetes vetëm ata që i shkojnë për interes. Sipas tij, e ndjekin ata që dikur kanë pasur poste dhe kanë përfituar prej tij. Çupi shtoi se dhe ata kanë filluar t’i largohen sepse e kuptojnë se me të nuk ka të ardhme.

Rreth Berishës janë mbledhur disa ish-zyrtarë të tij, të gjitha nivelet, që nga ish-presidenti ndjesë pastë, deri te drejtori i KESH i lagjes, etj. Është një zinxhir interesi. Nëse bie fjala në Bulqizë, njeriu që ka qenë zyrtar i Berishës ende nuk kupton çdo të thotë që SHBA të të shpallë të papërshtatshëm dhe do vazhdojë pas tij derisa të kuptojë. Dhe njerëzit e kanë kuptuar. Do largohen sepse nuk kanë interes. Inteligjenca nuk është gjithmonë e madhe. Ata janë njerëz që punojnë dhe janë mësuar me interesa të vogla, por kjo piramidë po shkërmoqet”, tha ai.

Gazetari deklaroi se në momentin që Berisha do të tentojë trazira, SHBA dhe aleatët e saj do e shpallin foltoren grupim terrorist.

Ky grupim nëse do jetë agresiv, por nuk besoj se Berisha ka filluar të tërhiqet. Shihni tubimin që paralajmëroi për ngjarjen në det, sa veta ishin? Ishin 100 apo 150 veta. Thirri një takim për energjinë dhe ishin 3 të partisë dhe 6 jo të partisë. Ai e kupton se çfarë do të thotë të jesh në këtë situatë. Nëse ai do ndërtojë një grupim politik, të jeni të sigurt që do konsiderohet si armatë terroriste dhe e papranueshme për Fuqitë e Mëdha”, tha ai.

Çupi u ndal dhe të kërcënimet e Metës. Ai tha se laku i ka vajtur ku nuk mban më, ndërsa u shpreh se nuk mund të ketë qeveri teknike për hallet e ish-presidentit.

Zoti Meta ka një problem dhe shife sa vulgar është. Nëse vërtet ka pasur probleme me shkollimin dhe rrethin, prap në këto pozita nuk do kishte rënë. Arsyeja është se ai lakun e ka aty ku nuk duron dot më. Pranoi që tu sulej SHBA-ve në emër të dikujt tjetër. Akuzoi SHBA se vret presidentë nëpër botë. Kjo akuzë vjen nga Shqipëria ku shqiptarët, SHBA e kanë shpëtim. Nuk bëhen qeveritë teknike se e duan banditët që vijën nga malet. Të marrë ca njerëz nga mali dhe të zbresin si komitë. Është e pamundur. Meta thotë hajni protestoni për mua se duan të më heqin se jam spiun”, tha ai.

Kryesore Berisha Cupi Meta