
Pjerin Ndreu i vërsulet keq Berishës: Matuf i degraduar, për ty më mirë t'iu kishin marrë jetën djemve tanë!
Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu, ka reaguar ashpër pas deklaratës së ish-kryeministrit Sali Berisha lidhur me vrasjen e ekstremistit grek, Konstandinos Kacifas, para dy ditësh në Bularat të Gjirokastrës.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Ndreu i cilësoi deklaratat e Berishës ‘degradim moral’, ku ky i fundit sulmonte Athinën zyrtare për deklaratat si dhe qeverinë shqiptare me pretendimin se ajo po e përdor këtë çështje politikisht.
“Ky eshte kulmini degradimit mendor e moral te nje njeriu. Per kete me mire te ishin vrare djemt tane se ai qe shtinte mbi ta. As ketu nuk gjen paqe e nuk i del e keqja ketij matufi plak qe nxjerr nga goja vetem fekale!”, shkruan Ndreu.