Sport23 Qershor 2018, 20:49

Pjesa e parë: Ku e keni fshehur Gjermaninë? Suedia bën ligjin!

Shkruar nga Pamfleti
Pjesa e parë: Ku e keni fshehur Gjermaninë? Suedia bën ligjin!

Gjermania është hija e vetes, e atij ekipi që ngriti trofeun në Botëror 4 vite më parë. Në pjesën e parë kundër Suedisë humbi me rezultatin 0-1. Goli i Taivonenit në minutën e 32-të vendosi 45-minutat e para, ndërsa suedezët janë super. 

Ekipi gjerman nuk arriti që të bënte mirë, pasi dhe në ata mundësi që pati nuk arriti t’i shfrytëzojë. Nga krahu tjetër, Suedia është heroike, pasi duhej t’i akordohej një penallti me VAR. Gjyqtari fali “panzzerat” në atë rast. Nordikët nuk u dorëzuan shënuan një gol dhe në fund ishte Neuer që reagoi në mënyrë fantastike duke mbajtur në lojë ekipin e tij me një superplanzhon, përndryshe Gjermania do e mbyllte me dy gola disavantazh.  

Gjermani – Suedi 0-1
Shënues: Taivonen 32′

Gjermania: Neuer, Boateng, Rudiger, Kimmich, Hector, Kroos, Reues, Werner, Boateng, Rudy, Muller. 
Suedia: Olsen, Lustig, Lindelof, Granqvist, Augustinsson, Larsson, Ekdal, Berg, Forsberg, Claesson, Toivonen

Sport Gjermani Suedi