Sport23 Qershor 2018, 17:54

Pjesa e parë: Meksika vijon marshimin, nuk e ndal as Koreja e Jugut

Shkruar nga Pamfleti
Pjesa e parë: Meksika vijon marshimin, nuk e ndal as Koreja e Jugut

Meksika e mbylli me fitore pjesën e parë kundër Koresë së Jugut. Skuadra amerikano-qendrore tregon se nuk fitoi kot kundër Gjermanisë, pasi dominuan dhe kundër aziatikëve. 45-minutat e para u mbyllën me rezultatin 1-0 për meksikanët. 

Takimi u vendos nga goli i minutës së 26 nga Carlos. Ky i fundit ktheu në gol një 11 metërsh të fituar nga skaudra meksikane. Me këtë rezultat dhe nëse pjesa e dytë mbaron me fitoren e Meksikës, atëherë ekipi i Chicharitos me shokë siguron kualifikimin. Koreja e Jugut duhet të kënaqet me pjesëmarrjen. 

Koreja e Jugut – Meksikë 0-1

Shënues: Carlos 26′

Koreja e Jugut: H W Jo, Y Lee, Son, Ju, Chwang, Kim, Syki, J S Lee, Y G Kim, H S jang.
Meksikë: Ochoa, Salcedo, Layun, Carlos, Hernandez,  Moreno, Herrera, Guradado, Alvarez, Lozano, Gallardo.

Sport Botëror Koreja e Jugut Meksika