Bota20 Qershor 2022, 21:53

Pjesë e listës së zezë, Gjermania bllokon tre apartamente të deputetit rus

Shkruar nga Pamfleti
Pjesë e listës së zezë, Gjermania bllokon tre apartamente

Autoritetet gjermane kanë sekuestruar apartamentet e një anëtari të Dumës ruse, pasi ishte pjesë e listës së sanksioneve.

Ishin pikërisht autoritetet gjermane që sekuestruan tre apartamente, që i takonin deputetit rus dhe gruas së tij.

Përveç apartamenteve në Munich, gjermanët ngrinë llogaritë bankare. Ky është rasti i parë në Gjermani, që asetet e personave të sanksionuar janë sekuestruar.

Pronari i apartamenteve është identifikuar vetëm me inicialet I.L.

Kujtojmë që Duma ruse është sanksionuar nga Bashkimi Evropian gjatë 23 shkurtit – një ditë pasi filloi pushtimi rus në Ukrainë.

Në anën tjetër është bërë e ditur se anëtari i Dumës ruse së bashku me gruan e tij, po hetohen akoma nga autoritetet gjermane.

Bota #apartmeente #deputet rus Gjermani