
Në qytetin e Nju Jorkut, ku liderët po marrin pjesë aktualisht në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ministrat e jashtëm të Ukrainës dhe Rusisë po qëndrojnë larg njëri-tjetrit.
Dmytro Kuleba, nga Ukraina, tha se kishte në plan të “mbante një distancë të sigurt dhe sociale” nga Sergei Lavrov i Rusisë, raporton BBC.
Lavrov do t’i drejtohet Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Asamble, i cili deri më tani ka paraqitur fjalime të ndryshme të profilit të lartë që dënojnë luftën në Ukrainë, këtë pasdite.
Dje, në fjalimin e tij, presidenti amerikan Joe Biden akuzoi Rusinë se dëshiron t’i heqë Ukrainës të drejtën e saj për të ekzistuar si shtet, si popull.