Sport28 Tetor 2019, 19:00

Pjesët e para: Partizani e Kukësi luftë, Flamurtari e Skënderbeu shënojnë

Shkruar nga Pamfleti
Pjesët e para: Partizani e Kukësi luftë, Flamurtari e

Partizani dhe Kukësi i kanë mbyllur barazim në 45 minutat e para me rezultatin 0-0. Një ndeshje e bukur dhe me nivel nga të dy ekipet që kishin raste, por nuk arritën t’i finalizonin. Të kuqtë ngacmuan portën e Dashamir Xhikës me goditjen e Erald Çinarit që “puthi” traversën, ndërsa nga krahu tjetër Abazaj kishte një mundësi të mirë të shënonte.

Flamurtari dhe Skënderbeu po ashtu e kanë mbyllur në barazim, por me rezultatin 1-1. Bregu kaloi në avantazh korçarët me një gabim të Qarrit dhe dërgoi topin në rrjetë. Sukaj riktheu baraspeshën duke barazuar gjithçka në 1-1.

Sport Flamurtari Skënderbeu