Showbiz22 Janar 2023, 09:38

Pjesëtarët e grupit ‘Maneskin’ martohen me njëri-tjetrin për të reklamuar albumin ‘Rush’

Shkruar nga Pamfleti

Pjesëtarët e grupit ‘Maneskin’ martohen me njëri-tjetrin për të reklamuar albumin ‘Rush’

Grupi i famshëm italian i muzikës rock, ‘Maneskin’, publikuan albumin e shumëpritur “Rush!” dhe vendosën ta çonin përkushtimin ndaj albumit në një tjetër nivel.

Ata “u martuan” në një ceremoni të drejtuar nga dizajneri Alessandro Michelle, ish-drejtori artistik Gucci-t. Për ceremoninë, Victoria De Angelis dhe Ethan Torchio u veshën si nuse, ndërsa Damiano David dhe Thomas Raggi të si dhëndër.

Ata u pyetën: “A dëshironi të martoheni duke premtuar se do t’i qëndroni besnikë njëri-tjetrit gjithmonë, në gëzim dhe në dhimbje, çdo ditë të jetës tuaj?” Sapo të gjithë thanë ‘po’, shkëmbyen unazat dhe u puthën për të nënshkruar marrëveshjen.

Edhe pse është e qartë se martesa e tyre nuk ka vlerë ligjore, ceremonia mbetet një mjet fantastik marketingu për “Rush!”, albumin e tyre të tretë. Në të njëjtën kohë, dëshmon përkushtimin e tyre ndaj njëri-tjetrit.

‘Måneskin’ shpalli disa muaj më parë turneun e parë botëror: 48 koncerte midis Amerikës së Veriut dhe Evropës. Datat e “Loud Kids Tour” u shtuan dhe tani përfshijnë Amerikën e Veriut, si dhe disa takime në sallat sportive italiane.

Turneu i Klubeve Evropiane, i shtyrë më parë, do të kalojë në Palasports këtë vit. Por, grupi e ka bërë të qartë, në solidaritet me popullin ukrainas, që nuk do të performojnë në Rusi.


smile

Lifestyle Maneskin Martesë