Bota12 Shkurt 2023, 15:55

Pjesëtarët e grupit Wagner rrëfejnë tmerret e luftës: Nëse kundërshtoje urdhrat të detyronin të gërmoje varrin dhe më pas të vrisnin

Shkruar nga Pamfleti

Dy ish të burgosur të rekrutuar nga grupi i mercenarëve Wagner, pas kapjes nga ushtarët ukrainas kanë përshkruar përvojat e tyre të luftimeve në Ukrainë, si pjesë e grupit famëkeq.

Në një intervistë për CNN , dy luftëtarët përshkruan sulmet e vijës së parë të fronit pranë fshatit Bilohorivka dhe i krahasuan ato me metoda e Luftës së Parë Botërore.

Ishim 90 veta. Gjashtëdhjetë vdiqën që në sulmim të parë, të vrarë nga zjarri i mortajave. Shumë prej nesh edhe u plagosën. Nëse një grup vritet dërgohet grupi i dytë”, u shpreh njeri prej tyre.

Ata treguan gjithashtu se kishte pak mbështetje për të plagosurit ose ata që po vdisnin, nëse plagoseshe në front të luftës, mbeteshe në mëshirë të fatit.

Nëse je i plagosur, fillimisht largohesh vetë, si të mundesh, diku në një vend neutral ku nuk ka zjarr dhe nëse nuk ka njeri përreth që të të ndihmojë, mundohesh t’i japësh ndihmën e parë vetes”, tha ai.

Ata rrëfyen edhe tmerret e të qenurit pjesë e grupit Wagner, sipas dëshmisë së tyre nëse nuk i bindesh urdhrave të komandantëve, pasojat janë vdekjeprurëse.

Një person nga grupi ynë ishte shumë i frikësuar. Na urdhëruan të ecnim përpara por ai u fsheh në një pemë dhe nuk pranonte të lëvizte. E morën, e dërguan 50 metra larg bazës, e detyruan të gërmonte varrin e tij dhe më pas e qëlluan”, kanë treguar ata.

Bota #luftës #Tmerret Wagner