Kronike21 Prill 2022, 09:31

Plagosi me armë 28-vjeçarin në Shkodër, shpallet në kërkim autori

Shkruar nga Pamfleti
Plagosi me armë 28-vjeçarin në Shkodër, shpallet në

Plagosi me armë 28-vjeçarin në Shkodër, shpallet në kërkim autori

Policia vendore e Shkodrës ka identifikuar autorin e plagosjes së shtetasit Edis Reçaj.

Policia dyshon se autori i plagosjes është shtetasi Elfat Salihi 31 vjeç, banues në Shkodër. Policia hedh dyshime se i plagosuri dhe autori njiheshin me njëri-tjetrin dhe kanë qenë duke qëndruar bashkë mbrëmjen e 19 prillit kur ndodhi plagosja edhe pse i plagosuri Edis Reçaj ka deklaruar se nuk e ka idenë se kush e ka plagosur.

Në këtë mënyrë policia ka shpallur në kerkim 31 vjeçarin Elfat Salihi. 6 vite më parë, më 2016-ën Elfat Salihi mbeti i plagosur në afërsi të banesës së tij teksa u qëllua me 4 plumba por arriti që të shpëtonte. Autori dhe i plagosuri kanë debatuar dhe në atë konflikt të çastit ka ndodhur edhe plagosja.

Policia po punon për gjetjen dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Kronike #Edis Reçaj #Elfat Salihi arme Plagosje Shkodër