Kronike 8 Dhjetor 2022, 12:18

Plagosi me thikë vjehrrin dhe kunatin e tij, gjykata lë në burg 27-vjeçarin nga Vlora

Shkruar nga Pamfleti
Plagosi me thikë vjehrrin dhe kunatin e tij, gjykata lë në burg

Gjykata e Vlorës ka lënë në burg për 27-vjeçarin Rildi Koçja, i cili të dielën plagosi me thikë vjehrrin e tij, 62-vjeçarin Xhevdet Braushi dhe kunatin 30-vjeçar Albion Braushi.

I riu u njoh sot me masën e sigurisë, katër ditë më parë pas konflikit.

Mbrëmjen e të dielës, në lagjen “Çole” të Vlorës, 27-vjeçari Rildi Koçja plagosi të babë e bir, Xhevdet dhe Albion Braushi, 62 dhe 30 vjeç. Mësohet se 27-vjeçari, pas një konflikti me motive të dobëta ka sulmuar me thikë vjehrrin dhe kunatin e tij, duke i plagosur të dy.

Pas ngjarjes, autori u largua nga vendngjarja, por pas një ore kërkimesh nga policia, u bë i mundur arrestimi i tij. Gjendja e 62 vjeçarit, Xhevdet Braushi paraqitet e stabilizuar ndërsa djali i tij, Albion Braushi u transportua në spitalin e Traumës ku raportohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Banorët e zonës ku ndodhi ngjarja, treguan se Albion Braushi kishte marrë 10 goditje me thikë nga Rildo Koçja. Sipas tyre përplasja fizike kishte ndodhur fillimisht mes agresorit dhe Albion Braushi dhe më pas ishte përfshirë i ati i këtij të fundit i cili gjithashtu mbeti i plagosur nga goditjet me thikë.

Kronike plagosja në Vlorë policia