Kronike24 Janar 2023, 12:18

Plagosja e 40-vjeçarit në “ish-Bllok”, policia “kujtohet” pas tre ditësh: Nuk e bëmë publike për arsye hetimi!

Shkruar nga Pamfleti
Plagosja e 40-vjeçarit në “ish-Bllok”, policia

Policia ka reaguar 3 ditë pas ngjarjes së ndodhur në një nga lokalet e Bllokut, ku një 40-vjeçar është qëlluar 27 herë me thikë nga dy persona të paidentifikuar. Policia shprehet se ngjarja nuk është fshehur, por për arsye hetimi, me qëllim identifikimin e autorëve, nuk është bërë publike.

Ngjarja është shënuar rreth orës 12:00 të drekës të së shtunës. 40-vjeçari Eder Dorzi ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje kritike.

“Në lidhje me një lajm të publikuar në media, për një shtetas të plagosur me mjet prerës, në një lokal, në rrugën “Vaso Pasha”, ju sqarojmë se ngjarja nuk është fshehur, por për arsye hetimi, me qëllim identifikimin e autorëve, nuk është bërë publike. Në lidhje me këtë ngjarje, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, është punuar intensivisht për identifikimin e autorëve. Në vijim të veprimeve për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë shpallur në kërkim shtetasit M. H., 27 vjeç dhe E. H., 27 vjeç, pasi kanë goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin E. D., 40 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spitalin, nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa në lidhje me arrestimin e shtetasit I. H., ju informojnë se lajmi është pasqyruar në ëeb-in zyrtar të Policisë së Shtetit, në raportin e datës 20 janar 2023, si më poshtë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin I. H., 61 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë një interviste për një televizion, ka paralajmëruar se do të hakmerret për prishjen e banesës së tij, në rrugën “5 Maji”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, deklaron policia.

Kronike #Plagosja e 40-vjeçarit në “ish-Bllok” policia