Kosova 6 Janar 2023, 20:25

Plagosja e serbëve në Kosovë, reagojnë ndërkombëtarët: Dhuna nuk justifikohet, presim hetim të plotë

Shkruar nga Pamfleti
Plagosja e serbëve në Kosovë, reagojnë

Ndërkombëtarët kanë ndjekur me shqetësim zhvillimet e sotme në Kosovë, ku dy anëtarë të komunitetit serb u plagosën nga një anëtar i FSK-së.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar Komisionari për Zgjerim dhe i Bashkimit Evropian, Oliver Varhely, dhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë Nicholas Abbott.

“Jam i shokuar me sulmin e sotëm në Shtërpcë. Nuk mund të ketë justifikim për asnjë lloj dhunë. U uroj shërim të shpejtë. Besoj se do të ketë hetim të plotë nga autoritetet e Kosovës”, ka shkruar Varhelyi në Twitter.

Ndërkaq edhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott, ka ndarë shqetësimin e tij për plagosjen e 2 personave. Ai u bëri thirrje autoriteteve që të arrestojnë sa më parë autorin.

“Isha i shqetësuar kur dëgjova për sulmin ndaj dy të rinjve serbë të Kosovës dhe mirëpres arrestimin e shpejtë të të dyshuarit. Të lënduarve iu uroj shërim të shpejtë”, ka shkruar ambasadori britanik.

Dy persona, njëri 11-vjeçar e tjetri 31-vjeçar, janë plagosur këtë të premte në fshatin Drajkovc të Shtërpcës, pasi në drejtim të tyre është shtënë me armë zjarri nga një automjet në lëvizje.

I dyshuari për këtë rast, A.K. i moshës 33 vjeçar, është identifikuar.

Prishtine Arrestim Kosove Plagosje policia