Kosova 6 Janar 2023, 18:29

Plagosja e serbëve në Shtërpcë, reagon Kurti: Akt i papranueshëm, autori do përballet me ligjin

Shkruar nga Pamfleti

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka dënuar plagosjen me armë zjarri të dy të rinjve në Shtërpcë. Ngjarja rikthyer edhe një herë tensionet, pasi dy të rinjtë janë të komunitetit serb dhe Beogradi ka nisur sulmet.

Kurti shprehet se akti është i papranueshëm, ndërkohë që ka kërkuar ndëshkimin e autorit.

E dënoj ashpër sulmin ndaj dy qytetarëve të Kosovës në Shtërpcë. Thellësisht i brengosur për plagosjen e tyre. Sipas informatave, të rinjtë 11 dhe 21 vjeçar janë jashtë rrezikut për jetë dhe ju dëshiroj shërim të shpejtë. Policia e Kosovës veçse ka arrestuar të dyshuarin i cili pa asnjë mëdyshje duhet dhe do të përballet me organet e drejtësisë. Njësitet relevante do të vazhdojnë hetimet deri në zbardhjen e të gjitha rrethanave të këtij akti të papranueshëm dhe të dënueshëm”, shprehet Kurti.

Kryeministri i Kosovës ka deklaruar më tej se siguron të gjithë qytetarët se policia është e angazhuar maksimalisht në kryerjen e detyrave të saj me qëllim të mbrojtjes së jetës dhe pronës së të gjithëve pa dallim.


smile

Prishtine Kosove Plagosje Serbe