Kronike20 Prill 2022, 09:53

Plagosja në Shkodër/ “Një person i maskuar me kapuç më erdhi nga pas”, zbardhet dëshmia e 28-vjeçarit

Shkruar nga Pamfleti
Plagosja në Shkodër/ “Një person i maskuar me kapuç

Plagosja në Shkodër/ “Një person i maskuar me kapuç më erdhi nga pas”, zbardhet dëshmia e 28-vjeçarit

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me plagosjen e 28 vjeçarit Edis Reçaj mbrëmjen e djeshme në Shkodër. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00, në lagjen “Perash”.

Mësohet se i  riu i cili mori një plumb në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, në dëshminë e tij për policinë vendore të Shkodrës ka deklaruar se nuk e ka idenë se kush është autori i kësaj ngjarje.

“Një person me kapuç të zi në kokë më ka ardhur nga mbrapa dhe më ka plagosur në këmbë dhe është larguar me shpejtësi. Nuk e kam idenë se kush është autori që më plagosi. Nuk kam patur konflikte apo probleme me ndonjë person ndaj edhe nuk e di arsyen e kësaj ngjarje”., mësohet të ketë deklaruar i plagosuri.

Pavarësisht kësaj dëshmie policia e Shkodrës ka dyshime se Edis Reçaj është në dijeni të autorit të plagosjes por nuk ka dhënë asnjë emër për faktin se autori mund të jetë një i njohur i 28 vjeçarit.

I plagosuri ndodhej në trotuar bashkë me 3-4 persona të tjerë dhe dyshohet se njëri prej tyre në debat e sipër, në një konflikt të çastit e ka plagosur shtetasin Edis Reçaj.

Policia ka dyshime se autori mund të jetë njëri prej personave me të cilët ndodhej por nuk është përcaktuar ende se cili prej tyre. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të subjekteve pranë vendit ku ndodhi ngjarja, por ato nuk e kanë regjistruar këtë ngjarje.

I plagosuri është nipi i shtetasit Edmir Alija i cili u vra në vitin 2014 në Shkodër bashkë me shtetasin Edmond Batri ndërsa mbeti i plagosur një person tjetër.

Publikohet fotoja, ky është 28-vjeçari që u plagos me armë zjarri në Shkodër

Kronike #Edis Reçaj Deshmi Plagosje Shkodër zbardhje