Kosova 8 Janar 2023, 13:45

Plagosja në Shtërpcë, serbët dalin në protestë: Duam vetëm paqe

Shkruar nga Pamfleti

2 shtetas serbë u plagosën, nga një efektiv i Forcave Speciale të Kosovës, mbrëmjen e 6 janarit. Stefan Stojanoviç, 11 vjeç dhe 21-vjeçari Millosh Stojanoviç.

Kjo ngjarje ngjalli një sërë reagimesh nga ndërkombëtarët, serbët dhe kosovarët. Ditën e sotme si rrjedhjojë e ngjarjes ka nisur një protestë e thirrur nga serbët.

Po ashtu të pranishëm mes protestuesëve janë edhe liderët politikë të serbëve të Kosovës, përfaqësues të Listës Serbe, kryetari i Listës Serbe Goran Rakiç, nënkryetari Igor Simiq, anëtari i Kryesisë Slavko Simiç. Disa patrulla të Policisë së Kosovës dhe të KFOR-it janë të pranishme në hyrje të Shtërpacës.

“Kurti, ne nuk do t’i falim fëmijët tuaj”, “Stefan, zemra e një heroi serb”, “Një e shtënë në Stefan dhe Millosh është një e shtënë në zemër të Serbisë”, “Europë, çfarë faji kanë fëmijët tanë, “Fëmijët tanë nuk janë për plumbin e Kurtit”, “Nuk do ta ktheni Shtërpcën në geto”, “Shtërpca është zemra e Serbisë”, “Duam vetëm paqe”, “Liri për vëllezërit tanë”, “Vuçiq, mbroje Serbët dhe paqja”, “Kamenica e Kosovës është me vëllezërit nga Shtërpca“.

Këto janë vetëm disa nga pankartat e mbajtura nga serbët në protestën që po mbahet sot pranë vendit të ngjarjes.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rruga Shtërpcë- Prevallë do të jetë e mbyllur nga ora 11:30 për shkak të protestës së paralajmëruar për plagosjen e dy serbëve.


smile

Prishtine Plagosje Serbe shterpace