Kronike29 Janar 2023, 15:18

Plagosje në Mat, qëllohen me thikë dy vëllezër; nisen me urgjencë drejt Tiranës

Shkruar nga Pamfleti
Plagosje në Mat, qëllohen me thikë dy vëllezër; nisen

Plagosje në Mat, qëllohen me thikë dy vëllezër; nisen me urgjencë drejt Tiranës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Komsi të Matit. Dy vëllezër, 22 dhe 19 vjeç janë qëlluar me thikë nga një 35- vjeçar identifikuar si Gerlad Buci.

Vëllezërit Ardit dhe Kristin Hysa kanë marrë ndihmën e parë në spitalin e Burrelit dhe më pas janë nisur me urgjencë drejtë Tiranës.

Për shkak të gjendjes së tyre të rëndë, ata janë transportuar me helikopter drejt Traumës në Tiranë. Ende nuk dihen detajet dhe rrethanat e ngjarjes.

“Rreth orës 14.50, në qytetin e Burrelit, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Koliqit”,  në rrethana ende të  paqarta, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, janë  dëmtuar me mjet të mprehtë (thikë) shtetasit A.H dhe K.H., banues në Burrel, të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësorë në spital. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e policisë, dhe vijon kontrolli i zonës për kapjen e shtetasit G.B., i cili dyshohet se ka goditur me thikë dy vëllezërit”, njofton policia.

Kronike Mat Plagosje Tiranë