Dosja e zezë19 Maj 2022, 13:27

Plaku i Foltores mendon se te Gjykata e Apelit janë akoma mamaja e Rudinës, Gjini dhe Alaudini

Shkruar nga Pamfleti
Plaku i Foltores mendon se te Gjykata e Apelit janë akoma mamaja e

Plaku i Foltores mendon se te Gjykata e Apelit janë akoma mamaja e Rudinës, Gjini dhe Alaudini

Sekserët Flamur Noka, Albana Vokshi e Belind Këlliçi, duhet t’ia ri-startojnë e ftillojnë mendjen Sali Berishës, që të kuptojë se në Gjykatën e Apelit, nuk mund të gjejnë dot një “ushtar” e pazarxhi si gjyqtari i Faktit Agron Zhukri, i cili u dha vulën e PD-së në shkallën e parë me letra false

Ditën që ish-Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo erdhi në Tiranë, ish-kryetari i PD e ish-kryeministri “non grata” Sali Berisha, i dha ultimatum kërcënues Gjykatës së Apelit, që brenda asaj dite të ndalonte procesin e çështjes për legjitimitetin e PD, ndryshe do kenë pasoja të rënda kur ai të ri-kthehet në pushtet.

Merret me mend se cilat mund të jenë pasojat hakmarrëse ndaj gjyqtarëve të çështjes “Foltore”, nëse ish-kryeministri “non grata” do ri-kthehet në pushtet.

Por Gjykata e Apelit, me reagin zyrtar i bëri të qartë Sali Berishës se nuk do tërhiqet nga zbatimi i ligjit, duke i kërkuar të mos vazhdojë më me presione, madje shpalli trupën që do gjykojë dosjen e konfliktit Foltore- PD.

Me ultimatumin e tij, për t’i dhënë përfundimisht vulën e PD-së, Sali Berisha vazhdon mendon, se Gjykatën e Apelit e drejton akoma i korruptuari Alaudin Malaj, që me dosjet gjyqësore  bënte qoka dhe pazare për përfitime materiale e karrierë personale.

Saliu duhet të ftillohet e të mësojë, se në Gjykatën e Apelit nuk është më as veterineri Gjin Gjoni, të cilin e bëri gjyqtar me 3 muaj kurs e anëtar të KLD, duke e përdorur 24 vite si çekiç ndaj kundërshtarëve dhe mbyllës dosjesh të kriminelëve, ministrave e drejtorëve të korruptuar.

“Profesorët” e Foltores e sidomos Rudina Hajdari, duhet t’i thotë Sali Berishës, se në Gjykatën e Apelit nuk është më mamaja e saj pasanike ndërtuese pallatesh, Fatmira Hajdari, të cilën Sali Berisha e bëri gjyqtare me 8 klasë shkollë e 1 vit kurs këpucarie.

Sekserët Flamur Noka, Albana Vokshi e Belind Këlliçi, duhet t’i ri-startojnë e ftillojnë mendjen plakut “non grata”, që ta kuptojë se në Gjykatën e Apelit nuk mund të gjejnë dot, një “ushtar” e pazarxhi si gjyqtari i Faktit Agron Zhukri, i cli u dha vulën e PD-së në shkallën e parë me letra false.

Ndërsa drejtuesit e Gjykatës së Apelit, e kamë detyrim ligjor, që  mbështetur në deklaratën publike të datës 15 maj 2022 që lexoi Floriana Garo në emër të plakut “non grata”, duhet të bëjnë kallëzim penal në SPAK ndaj Sali Berishës, për veprën penale: “Presion e kërcënim ndaj trupës gjyqësore, për të diktuar vendim-marrjen, në një proces ku ai është palë e paditur”./Pamfleti

Dosja e zezë e maskaradës politike 30 vjeçare #Gjini dhe Alaudini #mamaja e Rudinës #Plaku i Foltores Gjykata e Apelit