Ekonomi12 Gusht 2022, 15:14

Plani buxhetor, borxhi publik mbi 70 për qind deri në 2025

Shkruar nga Pamfleti
Plani buxhetor, borxhi publik mbi 70 për qind deri në 2025

Qeveria parashikon rritje të moderuar ekonomike në terma afatmesëm, në një kohë që borxhi publik do të vijojë të mbetet në nivele të larta.

Në draftdokumentin e programeve buxhetore afatmesme 2023-2025, pritshëmirë janë që ekonomia të rritet me një normë mesatarisht 4% në vit. Pas recesionit të fortë prej -3.5 për qind në vitin 2020, thekson Qeveria në dokument, ekonomia ka nisur të rimëkëmbet fuqishëm në vitin 2021, parashikuar në normën prej 8.7 përqind dhe parashikohet të vijojë trendin pozitiv në periudhën afatmesme në vijim.

Rritja ekonomike parashikohet në normën 4.1 për qind në vitin 2022 dhe parashikohet mesatarisht rreth 4 për qind në vit përgjatë periudhës afatmesme në vijim 2023-2025. Më specifikisht, rritja ekonomike parashikohet në 4.2, 3.9 dhe 3.9 për qind respektivisht për vitet 2023, 2024 dhe 2025.

Niveli i Borxhit Publik parashikohet të ulet në 72.1% të PBB në vitin 2025, nga niveli 74.8% i PBB i parashikuar për vitin 2022, megjithë rezultatet mjaft pozitive në shërbimin e tij gjatë vitit ku gjendemi; ndërkohë që Të ardhurat tatimore parashikohen në nivelin 27.5% të PBB në vitin 2025, nga 26.8% që është parashikuar për vitin 2022.

Pritshmëritë janë pozitive lidhur me konsumin, i cili të paktën për vitin 2022 është vënë nën presion nga normat shumë të larta të inflacionit. Specifikisht, konsumi final total për periudhën afatmesme (2023 – 2025) parashikohet të rritet në terma real me mesatarisht rreth 2.7 përqind në vit, duke kontribuar me mesatarisht rreth 2.5 pikë përqindje në vit në rritjen e PBB.

Ndërsa investimet totale në ekonomi parashikohen të rriten në terma real mesatarisht në rreth 3.9 përqind në vitet 2023-2025, me një kontribut mesatar në rritjen totale prej rreth 0.9 pikë përqindje në vit. /Scan

Ekonomi Borxhi Buxheti