Nëse Vuçiç pranon planin perëndimor, Rusia me siguri do të ndryshojë politikën e saj ndaj Serbisë…
Mediat ndërkombëtare shohin një përplasje të fortë mes Vuçiçit dhe Putinit nëse Beogradi pranon planin franko-gjerman. Presidenti serb dha sinjale të qarta se do ta pranojë sepse do përballet me izolim nëse refuzon, por për shumë analistë, kjo do të thotë se tani do krisen raportet me Moskën.
“Është në interesin e Rusisë që të provokojë konflikte në rajonin tonë dhe po punon shumë për ta bërë këtë. Çdo konsolidim, zbutje dhe lidhje e qartë me institucionet euroatlantike janë kundër interesave ruse. Nëse Serbia bën një kthesë dhe pranon planin franko-gjerman për Kosovën, do të pasojë presioni dhe ndëshkimi brutal rus, sepse do të ishte një prelud për distancimin e Serbisë nga Rusia”, deklaroi Jelica Minić , presidente e Lëvizjes Evropiane të Serbisë për gazetën kroate “Jutarnji List”.
Ndërsa politologia e pavarur ruse Natalija Ishchenko deklaroi se e nëse Vuçiç pranon planin perëndimor, Rusia me siguri do të ndryshojë politikën e saj ndaj Serbisë. Natalija Iščenko është e bindur se në atë rast Rusia “me siguri do të ndërhyjë në punët e brendshme të Serbisë dhe me njerëzve të saj në Serbi do të përpiqet të shkund skenën politike atje”. “Nëse Rusia arrin të lëshojë forcat radikale që ka nën kontrollin e saj, Serbinë e presin kohë të vështira dhe ajo do të bjerë në destabilitet”, beson Natalija Ishchenko.
Mediet ruse i kushtojnë shumë rëndësi edhe “dorëzimit të mundshëm të Vuçiçit ndaj shantazheve të Perëndimit kolektiv”, siç shkruan “Mosko Komsomol” (MK). “Serbia po kalon momentet më të vështira të historisë së saj. Por, përkundër presionit të madh nga Perëndimi, Serbia nuk vendos sanksione ndaj Rusisë dhe mban kontakte me Moskën”, thotë MK.
Politologia ruse Polina Sokolova i tha të njëjtës gazetë se shumica e popullsisë në Serbi “është pro-ruse dhe vetëm një pjesë e vogël e saj është në anën e Perëndimit dhe kundër Rusisë” dhe sipas saj, Vuçiç është i vetëdijshëm për këtë.
Ajo beson se kërcënimi i Vuçiçit për dorëheqje “nuk është realist në këtë moment” dhe se ai do ta “bëjë” vetëm kur të marrë një vendim për Kosovën dhe se “pasardhësi i tij do të vazhdojë të zbatojë linjën e tij politike”. Përveç kësaj, Sokolova beson se Vuçiç është “politikan më properëndimor që serbët mund ta zgjedhin në zgjedhje”.
Megjithatë, rusët kërkojnë që Vuçiç të deklarohet më qartë dhe jo që ai vazhdimisht, siç mendojnë ata, “të diskutojë mes Rusisë dhe Perëndimit”. Portali “Balkanist” thekson se Vuçiç është para një dileme: Ose perspektivë evropiane ose vëllazërim me Rusinë.
Balkanologia pro regjimit Natalija Guskova është e bindur se “Vuçiç nuk është gati të pranojë planin e ofruar perëndimor”. Mirëpo, me këtë deklaratë ajo më shumë i dërgon mesazh Vuçiçit sesa është e sigurt se ai nuk do të dorëzohet. Nga ana tjetër, Sokolova nuk është më aq e sigurt për besnikërinë e Vuçiçit, sepse thotë se ai po i reziston dëshpërimisht vendosjes së sanksioneve kundër Rusisë, por “çështja është se sa do të mund të mbajë më gjatë”.
Jelica Minić ka frikë veçanërisht nga “grupet ruse ultra të djathtë, si Wagner ose Ujqërit e Natës, të cilët veprojnë hapur dhe të pa maskuar në Serbi”.
“Lëvizja imperialiste ruse është veçanërisht e frikshme. Rrjeti terrorist i së cilës është thyer në të gjithë Evropën dhe është trajnuar për veprime brutale, vdekjeprurëse. Mes 150,000 emigrantëve rusë që jetojnë sot në Serbi, numri i të cilëve do të rritet me përparimin e luftës në Ukrainë, mbizotëron popullata e re e arsimuar kundër luftës dhe kundër Putinit dhe në përputhje me pikëpamjet e tyre, ata kanë filluar të organizohen dhe të veprojnë publikisht. Kjo është arsyeja pse ata janë të ekspozuar ndaj terrorit të mundshëm të strukturave më të errëta ruse”, paralajmëron Jelica Minić.
Mediat ruse pro regjimit shpresojnë se Vuçiç nuk do të dorëzohet, edhe pse kërcënohet me sanksione ekonomike, anulim investimesh dhe bllokim të negociatave të anëtarësimit në BE. /Përshtati “Pamfleti” nga “Jutarnji List”.