Aktualitet 6 Shkurt 2023, 22:19

Plani franko-gjerman, Vuçiç kërcënon me zgjedhje të parakohshme: Gati të garoj për kryeministër

Shkruar nga Pamfleti
Plani franko-gjerman, Vuçiç kërcënon me zgjedhje të

Plani franko-gjerman pritet të sjellë një krizë të re politike në Serbi. Teksa pak ditë më parë flitej nën zë se Vuçiç mund të jepte dorëheqjen, duket se ai sot e ka paralajmëruar një gjë të tillë.

Opozita nuk e pranon planin e paqes të propozuar në BE dhe ai ka dhënë sinjale se mund ta dërgojë vendin në zgjedhje dhe të garojë për kryeministër.

Më mirë të shkojmë në opozitë sesa të lëmë interesat partiake dhe private të drejtojnë vendin. Unë jam gati të shkoj në zgjedhje si kandidat për kryeministër, por nuk do të dorëzohem para shantazheve – as nga Perëndimi, as nga SPS, as nga të djathtët e rremë”, ka thënë ai në samitin e Partisë Progresive Serbe, partia që ai drejton.

Siç shkruan “Pink”, me shumë mundësi zgjedhjet do të mbahen në shtator të këtij viti dhe Vuçiç do të jetë kandidat për kryeministër. Portali njihet për afrimitetin me qeverinë dhe sipas tij, kjo është konfirmuar nga burime shumë të sigurta në partine e presidentit.

Lëvizja e një ndryshimi të plotë të panoramës aktuale politike në vend u ngrit gjatë përmbledhjes së seancës së fundit të Kuvendit Kombëtar kushtuar Kosovës. Vuçiç tha se partia e tij ishte e vetme në mbrojtjen e interesave shtetërore, por me vete kishte popullin.

Jam shumë i zhgënjyer me sjelljen e socialistëve, të cilët ishin diku në mes, duke dashur të kënaqnin të gjithë”, ka thënë ai raportojnë mediat. Po sipas tyre, Vuçiç është shprehur se “është i ngopur me njerëz të korruptuar që duan të pasurohen në kurriz të partisë”.

Kryesore #Franko-gjerman Serbia Vucici zgjehdje