Aktualitet24 Maj 2018, 09:18

Plani i qeverisë për makinat e përdorura. Gati drafti për vendimin e rradhës

Shkruar nga Pamfleti
Plani i qeverisë për makinat e përdorura. Gati drafti për

Plani i qeverisë për makinat e përdorura. Gati drafti për vendimin e rradhës

Nëse në vendet europiane u orfojnë qytetarëve të tyre mundësinë që automjetet e përdorura ti kthehen konçensionarit, kundrejt një vlere tw caktuar parashë, në Shqipëri qeveria mendon vetëm të krijojë pika skrapi shtetërore dhe të bind qytetarët të dorëzojnë automjetet e tyre falas.  Më shumë se 30 për qind e makinave të regjistruara në vend mund të jenë potencial për të përfunduar tek grupi i automjeteve në fund të jetës apo thënë shkurt të shkojnë për skrap.Por ky numër mund të jetë më i lartë po të llogarisim këtu edhe probabilitetin e aksidenteve që në shumë raste çojnë një mjet në gjendje të pariparueshme.Qeveria pranon këtë problematikë në një dokument të sajin zyrtar ku trajtohet cikli që duhet të ndiqet për një trajtim normal të mbetjeve të kësaj kategorie në vend.

“Sipas të dhënave që vijnë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, 95% e mjeteve që janë sot në treg janë të përdorura. Fundi i vitit 2016 shënoi 563,106 mjete të regjistruara në vend, ku vetëm 401,499 prej tyre kanë kryer kontrollin teknik dhe pagesën e taksave. Bazuar në këto dy shifra, mund të themi se rreth 161,607 automjete mund të jenë kontigjent për t’u kthyer në automjete në fund të jetës, por jo vetëm, pasi edhe aksidentet rrugore të mjeteve janë një burim i automjeteve në fund të jetës”, thuhet në dokument.

Problematik në këndvështrimin e insitucioneve është mendësia për të braktisur mjetet në pika grumbullimi dytësore. Për të përmirësuar sistemin e menaxhimit të mbetjeve nga makinat në fund të jetës dokumenti ende draft i qeverisë propozon se duhet të ngrihet një sistem për grumbullimin dhe transportin e automjeteve në fund të jetës në impiantet përkatëse të trajtimit. Por duke qenë se kjo mund të shoqërohet me kosto shtesë propozimi është edhe për vendosjen e një tarife shtesë që paguhet në import apo tek koncesionari.

Aktualitet draft makina te perdorura qeveria shqiptare skrap