Kronike11 Tetor 2022, 07:31

Plani i vrasjes së nipërve të Geron Hasanbellit, zbardhet dëshmia e Indrit Beqirajt: Dyshoja se Kevini më shiti!

Shkruar nga Pamfleti
Plani i vrasjes së nipërve të Geron Hasanbellit, zbardhet

Arrestimi i dy vëllezërve Indrit dhe Gentjan Beqiraj çoi në zbulimin e një grupit vrasësish me pagesë dhe zbardhjen e disa krimeve që dolën në dritë nga dëshmia e tyre që merrnin urdhëra nga Kasandër Noga edhe pse ai nuk ishte fare në Shqipëri. Në emisionin “Uniko” është zbardhur dëshmia e plotë e Indrit Beqirajt, i cili tregon se ka pasur dyshime për rolin e Kevin Zenelit (Syçi).

Po ashtu, ndër të tjera Beqiraj tregon planin e vrasjes së nipërva të Geron Hasanbelliut e se si e kishte mashtruar Kevin Zenelin.

“Duke e provokuar Kevin herë pas herë e shikoja më sytë e mi që tabakinoishte plot me njerëz dhe i thoja që ata djemtë po thonë që tabakino ka shumë njerëz e nuk gjuajnë dot, e Kevini e mohonte. Duke e parë këtë situatë me dyshime të shumta, i shkëputa lidhje tme Kevinin dhe nuk i përgjigjesha në telefon. Duke mos iu përgjigjur në telefon, Kevi ka ardhur në Durrës dhe më ka kërkuar tek disa të njohurit e mi, aty ka kërkuar dhe Kasandri të fliste me miqtë e mi Krenar Plaku, Armando Daka, nuk kanë pranuar të flisnin me Kasandrin. Më kanë thënë që tako Kevin, por e kam refuzuar pasi dyshoja se ishte personi i shitur tek Geroni. Sqaroj se në këtë periudhë Kevi më ka dhënë armë pistoletë të llojit XZ me selenciator. U largova nga të gjithë,“-rrëfeu Indriti.

DËSHMIA E PLOTË E INDRIT BEQIRAJT

Në këtë kohë kishte ardhur Kevin nga jashtë dhe u takuam në Durrës dhe u bisedua sërish për të vrarë nipat e Geronit tek Astiri. Gjatë kësaj kohe i raujtëm për 2-3 ditë ata nipat ku kemi ardhur me makina me qira së bashku me vëllanë të marra po tek Arlindi, ku ia kam mbajtur dy muaj një makinë duke i dhënë 100 euro në dorë dhe pjesën tjetër nuk ia kam shlyer më. Pra më datë 27 janar kam ardhur në tiranë dhe ndiqnim nipat tek tabakino dhe Kevini kishte marrë përsipër detyrën që na informonte për lëvizjet e nipave. Disa herë Kevini tha që ai është vetëm, por kur kam kaluar me makinë me vëllain kam parë që ato person ishin 4-5 herë dhe rrinin jashtë. Kjo tabakino është me emrin Fokus, ndodhet në Astir përballë Oslos. Gjatë këtyre ditëve në ishim vendosur tek fusha e aviacionit dhe prisnim sinjalin nga Kevi që të niseshim, kemi parë që tek zona e tabakinos kalojnë dy furgona të FNSH dhe kam pyetur Kevin duke i thënë që a ka ndodnjë lëvizje dajash dhe ai më ka thënë jo. Të gjendur përpara këtij mashtrimi dhe mosbeismi, i them Kevit që punën t’ja japë dikujt tjetër që ta bëjë. Më thotë mirë jepjani dhe ju do të merrni ndonjë lekë po të mbarojmëm punë se u mbaruam me robt. I thoja në vijimësi që ia kisha dhënë po në fakt nuk kisha folur me njeri, por në fakt e kisha po vetë dhe kisha bërë një plan që të shikoja lëvizjet e Kevit. Duke e provokuar Kevin herë pas herë e shikoja më sytë e mi që tabakinoishte plot me njerëz dhe i thoja që ata djemtë po thonë që tabakino ka shumë njerëz e nuk gjuajnë dot, e Kevini e mohonte. Duke e parë këtë situatë me dyshime të shumta, i shkëputa lidhje tme Kevinin dhe nuk i përgjigjesha në telefon. Duke mos iu përgjigjur në telefon, Kevi ka ardhur në Durrës dhe më ka kërkuar tek disa të njohurit e mi, aty ka kërkuar dhe Kasandri të fliste me miqtë e mi Krenar Plaku, Armando Daka, nuk kanë pranuar të flisnin me Kasandrin. Më kanë thënë që tako Kevin, por e kam refuzuar pasi dyshoja se ishte personi i shitur tek Geroni. Sqaroj se në këtë periudhë Kevi më ka dhënë armë pistoletë të llojit XZ me selenciator. U largova nga të gjithë. 

Dëshmia e Beqirajt vjen pas arrestimit të 3 tetorit. Në fakt e gjitha i faturohet një rastësie, ku dy vëllezërit ishin nisur për atentat ndaj Landi Muharremit i njohur si “Rrumi”. Por në rrugë e sipër ata u përplasën me njerëzit e Rrumit, që morën peng për disa orë Indrit Beqirajn. Në dosje nuk thuhet shkaku i pengmarrjes dhe sherrit mes tyre, por përmes këtij rrëfimi nis gjithçka dhe vëllezërit vetëofrohen si të penduar duke zbërthyer të gjithë grupin kriminal ku ishin pjesë dhe nga i cili kishin marrë porosi për të paktën katër vrasje në Tiranë dhe Durrës. Pasi kanë parë Policinë, ata janë detyruar të lënë të lirë Beqirajn dhe më pas ky konflikt ka sjellë edhe rrëfimin e dy vëllezëve, 32 dhe 38 vjeç. Bashkë me ta, Policia arrestoi edhe 13 persona të tjerë. Grupi akuzohen për grup të strukturuar kriminal ndërsa akuzohen për dy vrasje dhe 3 atentate. Ata akuzohen për vrasjen e Erion çelës, i cili u ngatërrua dhe ishte shënjestra e gabuar pasi Kevin Zeneli kërkonte të vriste Geron Hasanbelliun. Më pas, ata akuzohen se vranë në bashkëpunim Arben Mërkurin alias Maneci, pasi kishin marrë porosi nga Kasandër Noga. Kumbari kryesor i operacionit është Kasandër Noga që ndodhet në burg në Belgjikë. Noga ka një hasmëri me Erion Hasanbelliut që nis që prej viteve 2000 e kulmoi me masakrën e Sanatoriumit. Pjesë e grupit janë edhe një oficer policie burgjesh, Flamur Bejko që iu dha 3500 euro për vrasjen e Saimir Zotkajt dhe një personi tjetër të identifikuar si I.H.

Kronike #Plani i vrasjes së nipërve të Geron Hasanbellit zbardhet dëshmia e Indrit Beqirajt