Anti-Mafia 8 Shkurt 2023, 16:10

Plani ogurzi Rama-Manastirliu, qeveria i hap rrugë “privatizimit” të spitaleve publike

Shkruar nga Pamfleti
Plani ogurzi Rama-Manastirliu, qeveria i hap rrugë

Të gjitha spitalet publike kanë të drejtë të bëhen autonome. Më pas ato mund të lidhin kontrata shërbimi me spitalet private. Pra spitalet private do fillojnë të ofrojnë shërbime te spitalet publike dhe sigurisht nga kjo skemë do përfitojnë privatët.

Qeveria i ka hapur rrugë “privatizimit” të spitaleve publike.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, pas mbledhjes së qeverisë, njoftoi se është miratuar akti nënligjor i cili përcakton kriteret që do të duhet të përmbushin spitalet që duhan të bëhen autonome.

Kemi miratuar sot në Këshillin e Ministrave një akt të rëndësishëm nënligjor, në zbatim të ligjit “Për Kujdesin Spitalor në Republikën e Shqipërisë”, pikërisht vendimin për autonominë spitalore. Një model i cili do t’i hapë rrugën përmirësimit të shërbimit spitalor në vend, përmirësimit të eficiencës së burimeve njerëzore, burimeve financiare, gjithashtu edhe mirëadministrimit të të gjithë strukturës organizative, por edhe aspekteve të shërbimit mjekësor, në spitalet të cilat do ta përfitojnë autonominë“, tha Manastirliu.

Por rasti në fjalë ka shkaktuar mjaft debate, ku dhe gjatë votimit të ligjit në Kuved, socialistë dolën kundër.

Përmes këtij ligji të hartuar nga Ogerta Manastirliu, së pari ju ofrohet mundësia mjekëve që të përdorin spitalet shtetërore për shërbime private. Së dyti, futet termi i “spitaleve autonome”, duke i hapur rrugë “privatizimit” të spitaleve publike.

Duke i marrë me radhë, neni 27 ju jep mundësi mjekëve që të përdorin ambientin e spitalit për shërbime me pagesë, pas orarit zyrtar. Pra nuk ka më nevojë që atë të kenë klinika private, pasi mund të përdorin pajisjet dhe ambientet shtetërore për një shërbim privat.

Mjekët në spitale publike kanë mundësi të ofrojnë jashtë regjimit të punës së përcaktuar nga punëdhënësi, bazuar në dispozitat ligjore në fuqi, shërbime të konsultave ambulatore për pacientë jashtë sistemit të referimit. Spitali që mundëson praktikën e dyfishtë, miraton me vendim të bordit drejtues, kategorinë e shërbimeve të konsultave ambulatore, tarifat përkatëse, si dhe modelin e kontratës së shërbimit me mjekun që ushtron praktikën e dyfishtë në mjediset e spitalit publik, pa cenuar ofrimin e shërbimit spitalor publik”, theksohet në ligj.

Një element tjetër është që krijohen spitalet autonome. Të gjitha spitalet publike kanë të drejtë të bëhen autonome. Më pas ato mund të lidhin kontrata shërbimi me spitalet private. Pra spitalet private do fillojnë të ofrojnë shërbime te spitalet publike dhe sigurisht nga kjo skemë do përfitojnë privatët. “Spitalet publike autonome kanë të drejtë të lidhin kontrata me palët e treta, me kompani private të sigurimeve, si dhe me spitalet jopublike për shërbime specifike mjekësore… Spitalet publike autonome mund të kontraktojnë shërbime joshëndetësore me sektorin privat, sipas legjislacionit në fuqi”, thekson ligji.

Elementi tjetër është se spitalet autonome do e ofrojnë shërbimin me pagesë. Ndryshe nga sa Edi Rama deklaronte se do kemi shëndetësi fals, në fakt tani do futet një lloj sistemi ku asgjë nuk mund të bëhet pa paguar. /Pamfleti

Anti-Mafia ligji manastirliu Rama