Aktualitet 7 Prill 2022, 08:21

Plas arma në lokalin e natës në Tiranë, plagoset 39- vjeçari, konflikti dyshohet se nisi për një vajzë

Shkruar nga Pamfleti
Plas arma në lokalin e natës në Tiranë, plagoset 39-

Një sherr mes disa personave jashtë një clubit të natës  ‘Cinco Cavalli’ në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut, ka përfunduar me përdorimin e armëve të zjarrit.

Për pasojë ka mbetur i plagosur në këmbë, 39-vjeçari Shpëtim Metoli, i cili është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Konflikti ka nisur brenda ambienteve të ‘Cinco Cavalli’, dhe më pas janë rrahur në ambientet e jashtme ku dhe është qëlluar në këmbë 39-vjeçari.

Policia ka shoqëruar deri tani 12 persona dhe vijon puna për tu pyetur në lidhje me ngjarjen. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Sherri dyshohet se ka nisur për një vajzë.

Aktualitet #‘Cinco Cavalli’ #Tiranë #Sherr