Showbiz12 Shkurt 2023, 21:00

Plas debati mes Ronaldo Sharkës dhe Gerta Gixharit: Je bërë e famshme nga motra me të cilën nuk flet!

Shkruar nga Pamfleti

Gerta Gixhari dhe Ronaldo Sharka kanë debatuar me njëri-tjetrin ditën e sotme gjatë një emisioni televiziv. Moderatori iu drejtua asaj duke i thënë se njihet vetëm nga motra e saj, Olta. Ndërsa Greta u shpreh se në fakt Ronaldo njihet nga “BBV”, kurse ajo ishte një gazetare e njohur.

“Ti si emër, të paktën në syrin tim, nuk je njohur si komentuese e “Big Brother”. Ti je njohur si motra e Oltës dhe nuk ka ndonjë gjë të keqe. Ti po njihesh nga motra me të cilën nuk flet. Është turp mos ta kesh motrën as në Instagram.”-u shpreh Ronaldo.

Mangët nuk ia la as Gerta e cila “u mburr” se është më e njohur se Ronaldo.

“Unë më e njohur se ti jam dhe kjo nuk ka diskutim. Ti je njohur nga “Big Brother”. Unë jam njohur si gazetare dhe profesioniste gjithë kohën,”-shtoi Gixhari.


smile

Reality Show #BBVA