Kronike 7 Janar 2023, 14:44

Plas goma e kamionit në aksin Maqellarë-Peshkopi, plagoset rëndë efektivi i policisë

Shkruar nga Pamfleti
Plas goma e kamionit në aksin Maqellarë-Peshkopi, plagoset

Efektivi i Rrugores, Tonin Tosku, ka mbetur i plagosur në aksin Maqellarë-Peshkopi pasi ka plasur një gomë kamioni.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14.00, në vendin e quajtur ‘Qenok’, teksa një mjet i tonazhit të rëndë kamion kishte pësuar defekt duke bllokuar aksin rrugor. Menjëherë patrulla e Policisë Rrugore ka shkuar në vendin e ngjarjes me qëllim menaxhimin dhe hapjen e trafikut për automjetet.

Gjatë momentit që punonjësi i Policisë Rrugore po rregullonte trafikun, ka plasur njëra nga gomat e kamionit dhe është lënduar rëndë punonjësi i policisë rrugore shtetasi T.T.

Punonjësi i Policisë është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi ka dëmtuar të dy këmbët.

Kronike #Plas goma e kamionit Plagoset efektivi