Politike23 Tetor 2018, 16:03

Plas grushti në PD-në e Shkodrës, njerëzit e Flamur Nokës tregojnë forcën ndaj mbështetësve të Voltana Ademit

Shkruar nga Pamfleti
Plas grushti në PD-në e Shkodrës, njerëzit e Flamur

Plas grushti në PD-në e Shkodrës, njerëzit e Flamur Nokës tregojnë forcën ndaj mbështetësve të Voltana Ademit

Përplasje të ashpra, deri në konflikte fizike kanë ndodhur gjatë procesit të zgjedhjeve në degët e PD-së në Shkodër. Burime nga dega thanë për ‘CNA’ se në Shkodër ka filluar proçesi i zgjedhjeve i drejtuar nga Flamur Noka, por duket se situata është totalisht jashtë kontrollit.

Në njërin krah kandidojnë njerëzit e Voltana Ademit, kryetarja e Bashkisë, e cila kërkon të rikandidojë vitin e ardhshëm, dhe nga krahu tjetër kreu i degës Ramiz Çobaj kërkon të rikonfirmohet, por edhe rryma të tjera po përplasen për të pasur kontrollin e degës.

Mesohet se ish-boksieri Zef Gjoni është një nga personazhet që ka shkuar dhe është përplasur edhe fizikisht me disa nga grupseksionet e qytetit të Shkodrës, duke bllokuar zgjedhjet.

Konfliktet po krijojnë një situatë të tensionuar dhe mjaft problematike në proçesin zgjedhor të kësaj dege.

Edhe në degën e Shkodrës ashtu si edhe në shumë degë të tjera, duan të dëbojnë qëndrestarë e njerëz me kontribute dhe të vendosin njerëz të cilët janë konfirmuar më parë nga Lulzim Basha në listat e parapërgatitura në Tiranë.

Politike Flamur Noka Partia Demokratike sherr Shkodër Voltana Ademi