Bota 4 Dhjetor 2018, 23:10

Plas një tjetër arrestim i nivelit të lartë në Maqedoni, pas kryespiunit hapen dyert e burgut për ish-drejtorin e DSK

Shkruar nga Pamfleti
Plas një tjetër arrestim i nivelit të lartë në

Plas një tjetër arrestim i nivelit të lartë në Maqedoni, pas kryespiunit hapen dyert e burgut për ish-drejtorin e DSK

Një tjetër arrestim i nivelit të lartë ka ndodhur në Maqedoni. Vala e arrestimeve ka vijuar, ku në pranga ka rënë ish-kreu i Drejtorisë për Zbulim dhe Kundërzbulim (DSK)  në Maqedoni, Vlladimir Atanasovski. Mediat maqedonase shkruan se lajmi për arrestimin e zyrtarit është konfirmuar nga burime të Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë.

Ish-drejtori  i DSK-së është person i dyshuar për dhunën në Kuvend më 27 prill. Gjatë seancës së djeshme për zhvillimet e 27 prillit u përmend edhe Atanasovski.

Në fund të dëshmisë së tij, Stefan Mlladenovski, tha se i gjithë populli maqedonas, por edhe organizatat e patriotëve maqedonas, janë të keqpërdorur nga Aleksandër Vasilevski-Ninxha i cili merrte urdhra nga Vlladimir Atanasovski, ish-drejtor i DSK-së.

Atanasovski aktualisht është i angazhuar nga kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, si këshilltar i tij për çështje sigurie.

Rajoni drejtori i dsk Maqedoni Vlladimir Atanasovski