Aktualitet20 Nëntor 2018, 20:40

Plas sërish, arrestohet ‘koka’ më e rrezikshme në Maqedoni (Emri)

Shkruar nga Pamfleti
Plas sërish, arrestohet ‘koka’ më e rrezikshme në

Plas sërish, arrestohet 'koka' më e rrezikshme në në Maqedoni (Emri)

Policia maqedonise ka arrestuar mbrëmjen e sotme një ndër kokat më të rrezikshme në vend. Në pranga ka rënë ish-shefi i Shërbimit Sekret DSK, Sasho Mijallkov, i cili është kapur në Shkup. Sipas 1TV, Mijallkov është prangosur në hotelin “Merriot” në Shkup, ku më pas është dërgur menjëherë në burgun hetues të Shutkës.

Ai është arrestuar me kërkesë të Prokurorisë Speciale, pas informacioneve për rrezik të arratisjes së tij. Arrestimi i tij vjen pas arrestimit të ish-ministrit të Transportit, Mile Janakievski, dhe ish-sekretarit të VMRO-DPMNE, Kiril Bozhinovski, dhe pas arratisjes së ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.

Ndaj Mijallkovit rëndojnë akuza për keqpërdorim pushteti, korrupsion dhe shkelje të tjera ligjore gjatë kohës si shef i DSK-së në periudhën e qeverisjes së VMRO-DPMNE-së.

Aktualitet Maqedoni Sasho Mijallkov